Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Voltana Ademi pas protestës: Do përdor çdo mjet për të mbrojtur Shkodrën

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Voltana Ademi pas protestës: Do përdor çdo mjet për të mbrojtur Shkodrën

Nga Anxhela Ferra

Kryebashkiakja Voltana Ademi është shprehur se dje qytetarët shkodranë kanë qenë dje në terror dhe se ajo do të përdorë çdo mjet për të mbrojtur Shkodrën.

Këtë deklaratë, Ademi e bëri në një intervistë për Tirana Today, nga protesta e opozitës së bashkuar. Kryebashkiakja e Shkodrës u zotua se do i shkojë deri në fund detyrës së saj për të mbrojtur qytetarët, dhe nëse është e nevojshme, ajo do urdhërojë mbylljen e shkollave, për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve që do të mund të çonin më pas në një përplasje.

Ademi u shpreh se “kriminelët nuk e kapin dot”, ndërsa e pyetur nëse i trembin, ajo tha se nuk është trembur deri më sot dhe se shpreson që Zoti ta ndihmojë që të vazhdojë kështu.

Më tej, kryebashkiakja u tregua e rezervuar teksa u pyet nëse java e ardhshme do të jetë javë protestash, por tha se shpreson në çdo moment që Rama të reflektojë dhe të largohet.

Intervista:

Rama është i vendosur për të bërë zgjedhje, ju jeni një ndër bashkitë që e mbroni me shumë zell. Deri në çfarë pike jeni e aftë të shkoni?

Sot ne kemi bërë detyrën tjetër, i jemi drejtuar gjykatës për të gjithë veprimet e paligjshme të personave të paautorizuar, por edhe të Policisë së Shtetit. Do veprojmë në mënyrë institucionale për të parandaluar çdo veprim tjetër që mund të intimidojë njerëzit, kjo është shumë e rëndësishme për ne. Unë jam shumë e vendosur për këtë, prandaj do të veproj në mënyrë institucionale dhe administrative dhe me çdo instrument tjetër… që do thotë të mbyllësh të gjitha shkollat, mos të lejosh asnjë të futet brenda. Nis ky shtet kërkon pastaj të hyjë me dhunë, le të përdorin dhunën. Ne kemi për detyrë të mbrojmë qytetarët tanë.

Dje pati dy paralele, në një anë mitingu i PS-së, në anën tjetër protestuesit. Si është gjendja e shkodranëve, duan qetësi, duan ndryshim?

Në Shkodër dje ka qenë terror, do të thotë të bllokosh një qytet të tërë që filloi qysh herët, me trupa policore të veshura deri në dhëmbë, në Shkodër ne nuk jemi mësu. Edhe kryetari i Bashkisë ecën lirshëm, pa pasur një truproje, unë nuk kam një truprojë. Unë jam një qytetare e lirë e qytetit dhe kështu jemi mësu ne në Shkodër. Ishte terror, ishte dhunë, ishte t’i mbyllësh gojën një populli por ti nuk mund t’ia mbyllësh gojën një populli dhe Shkodra reagon. Unë jam shumë e kënaqur për këtë, Shkodra reagon dhe vazhdon të tregojë që është qyteti që i jep vlerë dhe i jep moral Shqipërisë.

Ju jeni një zonjë e fortë, në sensin edhe me deklaratat që bëni, keni thënë që nuk do e lëshoni në asnjë moment bashkinë…

Kjo është interpretuar në mënyrën më të keqe të mundshme. Unë kam përgjegjësi politike sepse përfaqësoj qytetarët e Shkodrës. Edhe mbas 10 vitesh, jam një ndër njerëzit që kam jetuar dhe do vazhdoj të jetoj dhe kam përgjegjësi. Kjo kurrsesi nuk është personale. Kam detyra t’i mbroj interesat e qytetarëve të mi, prandaj jam e vendosur ta bëj këtë. Mua kriminelët nuk më kapin dot.

Ju trembin?

Nuk jam trembur deri më sot, Zoti shpresoj të më ndihmojë që të vazhdoj prapë kështu.

Ka ndodhur që ju kanë bërë presion?

Edhe dje ka qenë presion, me gjithë ato forca policie sigurisht ka qenë presion që u bëhet qytetarëve, pjesë e tyre jam edhe unë. Kryeministri është krimineli i parë, pastaj vazhdojnë të gjithë tjerët. Është krejt e qartë.

Kjo javë do jetë javë protestash apo nuk e keni vendosur?

Unë dua të shpresoj që edhe nesër në mëngjes të kemi një largim të kryeministrit. Në çdo moment Zoti mendoj që do ta ndihmojë, por njëkohësisht edhe të gjithë ne bashkë, ashtu sikurse ishim sot të gjithë një numër shumë i madh qytetarësh i cili flet me prezencën e vet, flet me qenien e vet, flet me dritën e vet. Kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë e mendoj se është mesazhi më i madh. Unë kam shumë besim edhe te ndërkombëtarët, sepse të gjithë ambasadorët që kam takuar, ata mbrojnë të drejtën e njerëzve, janë kundër dhunës. Prandaj do të veprojmë me mend, për t’i udhëhequr njerëzit dhe do ta bëjmë të mundur që ta heqim të ligën. Është shumë e vështirë, lufta më e madhe është lufta me krimin./ Tirana Today

TË LIDHURA

Policia zbardh dinamikën e ngjarjes: Dy kushërinjtë tentuan të vrisnin një shtetas, u ndihmuan edhe
Aktualitet

Policia zbardh dinamikën e ngjarjes: Dy kushërinjtë tentuan të vrisnin një shtetas, u ndihmuan edhe

14:40 | 23/01/2026
Ambadadori i OSBE-së takohet me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese
Aktualitet

Ambadadori i OSBE-së takohet me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese

14:32 | 23/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Next Post
Temperaturat e larta ‘pushtojnë’ vendin, fundjava përvëluese

Temperaturat e larta ‘pushtojnë’ vendin, fundjava përvëluese

Atentati ndaj kunatit të Lul Berishës, hetimet përqendrohen në 3 pista

Atentati ndaj kunatit të Lul Berishës, hetimet përqendrohen në 3 pista

Zbulohet hapi i radhës i opozitës, protestë çdo ditë

Zbulohet hapi i radhës i opozitës, protestë çdo ditë







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Policia zbardh dinamikën e ngjarjes: Dy kushërinjtë tentuan të vrisnin një shtetas, u ndihmuan edhe
Aktualitet

Policia zbardh dinamikën e ngjarjes: Dy kushërinjtë tentuan të vrisnin një shtetas, u ndihmuan edhe

by mirseda
14:40 | 23/01/2026
0

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me të shtënat me armë zjarri të raportuara në Kukës....

Ambadadori i OSBE-së takohet me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese

Ambadadori i OSBE-së takohet me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese

14:32 | 23/01/2026
Shqipëria dhe ShBA zgjerojnë bashkëpunimin në kapacitetet kibernetike ushtarake

Shqipëria dhe ShBA zgjerojnë bashkëpunimin në kapacitetet kibernetike ushtarake

14:28 | 23/01/2026
Gjykata bullgare miraton dorëheqjen e presidentit Radev

Gjykata bullgare miraton dorëheqjen e presidentit Radev

14:15 | 23/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com