Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Vodhën miliarda euro/Cipras mbron hajdutët si Rama, Tahirin

8 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Vodhën miliarda euro/Cipras mbron hajdutët si Rama, Tahirin

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka deklaruar se do të kërkojë një hetim fillestar për një skandal të dyshuar që përfshin politikanë dhe kompaninë farmaceutike zvicerane Novartis.

Kompania ka korruptuar mjekët dhe zyrtarët publik në mënyrë që të rriste shitjet e kompanisë ndaj klientëve privat dhe sistemit të kujdesit shëndetësor publik, me shpenzimet e institucioneve të sigurimeve shoqërore greke. Kostoja financiare e shtetit grek llogaritet në rreth 23 miliardë euro.

Kryeministri Tsipras, ka vepruar në të njëjtën mënyre si u vepruan në Tiranë nga kryeministri Rama për të shpëtuar nga arrestimi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Gjetja që politikanët bëjnë për ti shpëtuar prangave është krijimi i një komisioni hetimor.

Tsipras u adresua para ligjvënësve të partisë së tij, duke paraqitur një kërkesë për hetim parlamentar mbi akuzat kundër politikanëve.

Një hetim i tillë mund të rezultojë në ndjekjen penale të tyre, nëse duhet të paraqiten indikacione adekuate.

“Pas përcjelljes së çështjes nga Prokurori Publik në parlament, ekziston vetëm një rrugë institucionale, ngritja e një komisioni fillestar për ekzaminimin nëse ka indikacione të pranueshme për veprat penale. Vendi ynë përfundoi me falimentim për shkak të rënies morale, degjenerimit të një sistemi të tërë politik që kurrë nuk hezitoi të riprodhohet në kurriz të shoqërisë dhe interesit politik”, deklaroi kryeministri Tsipras.

Duke u bazuar në hetim, FBI-ja kërkoi formimin e dosjes ligjore nga autoritetet greke që përfshinin emrat e tetë ish-ministrave grekë të Shëndetësisë, Financave dhe Zhvillimit si dhe të dy ish-kryeministrave grekë.

Të dyshuarit përfshinin ish-kryeministrin Antonis Samaras nga partia konservatore e Demokracisë së Re, ish-kryeministrin e përkohshëm Panagiotis Pukramenos, ish-ministrin e Shëndetësisë dhe nënkryetarin e tanishëm të Demokracisë së Re, Adonis Georgiadis si dhe ish-ministrin e Financave Evangelos Venizelos.

Pas procedurës standarde, gjyqtarët grekë dërguan dosjen në Parlament.

Skandali i supozuar ka krijuar një atmosferë shumë intensive në Greqi, pasi politikanët, të cilët përmenden në dosje, në shumicën e rasteve janë ende në pozita të shquara dhe janë figura të shquara në partitë e tyre.

Javën e ardhshme, pritet që parlamenti të mblidhet në grup të plotë, në mënyrë që të ratifikojë kërkesën e kryeministrit.

Autoritetet amerikane dhe greke kanë hetuar Novartis-in pas dëshmive të “bilbilfryrësit”, shkruan aa. Zyrtarët e bilbilfryrësve janë konsideruar si dëshmitarë të mbrojtur dhe identitetet e tyre mbeten të panjohura zyrtarisht.

Autoritetet amerikane po ndjekin penalisht Novartis-in nën Aktin e Praktikave të Korruptimit të Jashtëm (FCPA).

Tags: cipraseuroHajdutëtmbronmiliardaramaTahirinvodhen

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Rama s’pyet për xhepat e shqiptarëve; 9 miliardë lekë për privatët. FMN: Po gremis vendin

Rama s’pyet për xhepat e shqiptarëve; 9 miliardë lekë për privatët. FMN: Po gremis vendin

Me Ronaldon apo zëvendësuesi i tij; Formacioni i Realit me Neymar

Me Ronaldon apo zëvendësuesi i tij; Formacioni i Realit me Neymar

Dha dorëheqjen, ndërpritet vettingu për ish-anëtarin e Kushtetueses

Dha dorëheqjen, ndërpritet vettingu për ish-anëtarin e Kushtetueses







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com