Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

VOA: Në Shqipëri vazhdojnë polemikat mbi rezultatet e zgjedhjeve

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
VOA: Në Shqipëri vazhdojnë polemikat mbi rezultatet e zgjedhjeve

Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përsëriti sot me vendosmëri se opozita nuk do të njohë kurrë rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, sepse ato ishin një masakër elektorale nga ana e socialistëve.

Zoti Basha tha se socialistët vodhën, blenë dhe manipuluan vullnetin politik të qytetarëve shqiptarë, duke sjellë një degjenerim të thellë të institucioneve demokratike dhe jetës politike.

KQZ vazhdon të shqyrtojë ankesat e partive të opozitës për manipulim të zgjedhjeve, ndërsa socialistët po shfaqen në takime pune, duke thënë se për ta fitorja e mandatit të tretë është temë e mbyllur.

Edhe nga Fieri, ashtu si nga Durrësi e qytete të tjera, ku po zhvillon një tur tubimesh me përkrahës të opozitës, kryetari i Partisë Demiokratike, Lulzim Basha, deklaroi se socialistët i vodhën dhe i blenë këto zgjedhje dhe se rezultatet e tyre nuk do të njihen kurrë.

Ai tha se socialistët dhe social-demokratët të lidhur me bandat kriminale kërcënuan dhe frikësuan votuesit, shfrytëzuan burimet shtetërore, blenë vota për qeverinë dhe shtrembëruan vullnetin e qytetarëve, që nuk votuan të lirë.

“Masakra elektorale e 25 prillit nuk do të njihet. Rezultati i tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve, nuk do të pranohet. Për këtë nuk ka pikë diskutimi. Beteja do të vazhdojë, jo për karrigen time, jo për poste drejtorësh apo për tendera, apo për të hapur dyert e doganave për kontrabandë apo për të bërë aleancë me krimin. Beteja jonë do të vazhdojë për shqiptarët, për prindërit që duan t’i rrisin e t’i mbajnë fëmijët këtu. Beteja jonë do të vazhdojë në të gjitha format, në të gjitha mënyrat, në çdo fushë beteje. Fundi i kësaj beteje do të jetë përmbysja e regjimit Rama-Doshi” – tha zoti Basha.

Në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, sipas rezultateve nga KQZ-ja, në parlamentin me 140 vende Partia Socialiste fitoi 74 mandate, Parti Demokratike fitoi 59 mandate, aleatja tjetër e saj, Lëvizja Socialiste për Integrim mori 4 mandate, ndërsa Partia Social-Demokrate fitoi 3 mandate dhe u shpreh e gatshme të bashkëpunojë me socialistët. Parlamenti i ri mblidhet në shtator.

Partia Socialiste ndërkohë ka nisur të mbajë fjalime dhe të shpalosë projekte investimedh gjatë mandatit të tretë.

Përfaqësues të saj i kanë hedhur poshtë akuzat për blerje votimesh, duke pohuar se e majta fitoi një mandat të tretë për të qeverisur vendin, pasi tregoi aftësi në menaxhimin e dy krizave të rënda ekonomike të pandemisë dhe të tërmetit, duke fituar besimin e qytetarve për të vazhduar punën.

Madje Partia Socialiste e ka ftuar Partinë Demokratike që të bashkëpunojnë për reforma me rëndësi për të ardhmen e vendit.

“Ne jemi këtu për të vënë një theks shumë të fortë tek domosdoshmëria e kalimit në një fazë tjetër të përpjekjes së përbashkët për të vendosur kontroll absolut mbi territorin në aspektin e mbrojtjes së tij nga ndërhyrjet dhe aktivitetet e paligjshme” – tha sot kryeministri Edi Rama në një mbledhje me drejtues të lartë të policisë.

Në KQZ vazhdojnë të shqyrtohen kërkesat e opozitës. Në KQZ është kërkuar përsëritja e zgjedhjeve në 9 nga 12 qarqe të Shqipërisë, ndërsa në gjithë prokuroritë e vendit janë 180 padi për këto krime para dhe pas ditës së zgjedhjeve.

Bashkësia ndërkombëtare, SHBA dhe BE, u bënë thirrje forcave politike dhe udhëheqësve të tyre që të pranojnë vendimin e votuesve, duke shpresuar në respektimin dhe certifikimin e rezultateve dhe funksionimiin efektiv të institucioneve demokratike të vendit, që dalin nga këto zgjedhje.

Përfaqësues diplomattikë nga Uashingtoni dhe Brukseli theksuan se mbështesin raportin paraprak të OSBE/ODIHR-it, sipas të cilit, zgjedhjet ishin të mirorganizuara nga administrata zgjedhore, fushata ishte gjithëpërfshirëse dhe dita e zgjedhjeve ishte e qetë.

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve theksuan se partia në pushtet përdori burimet qeveritare në fushatë, ndërsa nëpunësit e administratës, sipas tyre, patën presione dhe stimuj për të mbajtur anën e qeverisë.

OSBE/ODIHR po përgatit një raport të plotë mbi zgjedhjet, ndërsa në raportin paraprak theksoi se procesi zgjedhor rezultoi të ishte i suksesshëm në përgjithësi, ndonëse vëzhguesit morën shumë pretendime për shitblerje votash, të cilat po hetohen. Ata dënuan tensionimet dhe vrasjen e një personi në Elbasan dhe plagosjen e disa të tjerëve disa ditë para votimit./VOA/

Tags: polemikashqiperiZëri i Amerikëszgjedhjet 25 prill 2021

TË LIDHURA

I mituri në Sarandë dhunon gjyshen dhe babin e tij si pasojë e problemeve mendore dhe varsisë nga drroga
Aktualitet

I mituri në Sarandë dhunon gjyshen dhe babin e tij si pasojë e problemeve mendore dhe varsisë nga drroga

22:46 | 10/06/2025
Tiranë, 69-vjeçari vetëhidhet nga pallati dhe humb jetën
Aktualitet

Tiranë, 69-vjeçari vetëhidhet nga pallati dhe humb jetën

22:34 | 10/06/2025
Vdekja misterioze e foshnjës në Greqi, babai shqiptar lihet i lirë, por me një kusht. Në pritje dëshmia e nënës
Aktualitet

Vdekja misterioze e foshnjës në Greqi, babai shqiptar lihet i lirë, por me një kusht. Në pritje dëshmia e nënës

22:06 | 10/06/2025
Next Post
OBSH: Pabarazitë në vaksinimin global po bëhen të qarta

OBSH paralajmëron: Viti i dytë i pandemisë do të jetë më vdekjeprurës se i pari

Korrierët e kanabisit eksplorojnë rrugë të reja në kufirin me Greqinë

Korrierët e kanabisit eksplorojnë rrugë të reja në kufirin me Greqinë

Izraeli intensifikoi sulmet/ Netanyahu i vendosur: Asgjë nuk ka mbaruar

Izraeli intensifikoi sulmet/ Netanyahu i vendosur: Asgjë nuk ka mbaruar

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025
Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

18:11 | 05/06/2025




TË FUNDIT

Kurti e Vuçiç së shpejti për dialogun, Sorensen paralajmëron përgatitjet
Kosovo

Kurti e Vuçiç së shpejti për dialogun, Sorensen paralajmëron përgatitjet

by mirseda
22:57 | 10/06/2025
0

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka reaguar pas takimit trepalësh me kryenegociatorët e...

Shqipëria barazon me Letoninë, rruga për Botërorin vështirësohet

Shqipëria barazon me Letoninë, rruga për Botërorin vështirësohet

22:55 | 10/06/2025
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Qershor 2025

22:49 | 10/06/2025
I mituri në Sarandë dhunon gjyshen dhe babin e tij si pasojë e problemeve mendore dhe varsisë nga drroga

I mituri në Sarandë dhunon gjyshen dhe babin e tij si pasojë e problemeve mendore dhe varsisë nga drroga

22:46 | 10/06/2025
LIVE Letoni-Shqipëri: Kuqezinjtë vuajnë në sulm, 5 minuta nga fundi

LIVE Letoni-Shqipëri: Kuqezinjtë vuajnë në sulm, 5 minuta nga fundi

22:37 | 10/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com