Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

VOA: 30 qershori tronditi PS Shkodër, ikin 8 drejtorë, pritet largimi i 10 të tjerëve

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
VOA: 30 qershori tronditi PS Shkodër, ikin 8 drejtorë, pritet largimi i 10 të tjerëve

Tetë drejtorë, të drejtorive rajonale në Qarkun e Shkodrës, paraqitën të enjten dorëheqjen nga detyra, ndërkohë që dorëheqjen e tyre pritet t’a pasojnë edhe të paktën 10 drejtorë të tjerë të këtij qarku. Mes drejtorëve që kanë dhënë dorëheqjen është edhe Edmond Emini, drejtuesi aktual i degës së PS-së në Shkodër si dhe ish deputeti Astrit Beci.

Dorëheqja e tyre u paralajmërua një ditë më parë, në përfundim të takimit të Kryeministrit Rama me drejtuesit politikë të Qarkut të Shkodrës. Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Brisela Kadia, njoftoi vendimin për shkarkimin e të gjithë drejtorëve rajonalë. “Të gjithë drejtorëve të Bashkisë Shkodër, ju komunikua se duhet të japin dorëheqjen… Prioritet në këto vende vakante që do të krijohen do të kenë gratë, për të qenë drejtuese të këtyre institucioneve”.

Për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Partia Socialiste po ndërmerr “një hap të rëndësishëm rigjenerimi” në degën e Partisë Socialiste në Shkodër për shkak se “në disa palë zgjedhjesh rezultatet në Shkodër nuk kanë qenë ato të dëshiruarat për partinë më të madhe në Shqipëri”.

Modeli që socialistët kanë zgjedhur për përmirësimin e imazhit të tyre në Shkodër, të dëmtuar pas zgjedhjeve të 30 qershorit, është zëvendësimi i drejtorëve të drejtorive rajonale me gra dhe vajza. Nuk është e qartë nëse ky model do të funksionojë, pasi, edhe ato pak gra e vajza, që drejtojnë sot disa nga drejtoritë rajonale të këti qarku, nuk është se u është dëgjuar zëri apo kanë patur ndikim të qartë në zhvillimet politike dhe ekonomike të Shkodrës.

Zëra brenda Partisë Socialiste janë kritikë për modelin e ofruar. Ish Ministri i Jashtëm dhe ish drejtuesi i fundit politik për Shkodrën, deputeti Ditmir Bushatit. menjëherë pas mbledhjes së mbrëmshme të Kryesisë së Partisë Socialiste, u shpreh se situata në Shkodër nuk mund të trajtohet “me shkarkime në masë të njerëzve, që nuk kanë asnjë lidhje dhe asnjë fajësi për situatën e krijuar”. Bushati bëri të ditur se i kishte drejtuar më parë një letër kryesisë së partisë ku shprehet për “një reformë politike brenda familjeve politike, që të sjell një kulturë të re politike, një sistem të ri llogaridhënës kur PS është dhe duhet të jetë partia e intelektit, progresit dhe, pse jo, e komuniteteve”.

Situata brenda degës së Partisë Socialiste në Shkodër është tronditur pas zgjedhjeve të fundit vendore të 30 qershorit, ku socialistët, megjithëse konkuruan të vetëm, nuk arritën të marrin bashkinë. Kandidati i propozuar nga Partia Socialsite, ish prefektit Valdrin Pjetrit, u detyrua të japë dorëheqjen pasi Partia Demokratike në opozitë publikoi vendimin e gjykatës italiane për dënimin e tij për trafikim të lëndëve narkotike si dhe dëbimin nga Italia. Zoti Pjetri rrezikon të dënohet për shkak të fallsifikimit të formularit të dekriminalizimit.

Drejtuesit e Partisë Socialiste në qendër e quajtën rastin Pjetri si një përgjegjësi individuale, por socialistët e Shkodrës fajësojnë qendrën e tyre në Tiranë se nuk kishte marrë mendimin e tyre për kandidaturën e përzgjedhur për kryetar të Bashkisë Shkodër/ VOA

Tags: 30 qershoridoreheqjadrejtoretShkoderValdrin Pjetri

TË LIDHURA

Gjyqi për dosjen “Veliaj”/ Mungon Ajola, avokati Haxhia: E pamundur të jetë në seancë është shtatzën
Aktualitet

Gjyqi për dosjen “Veliaj”/ Mungon Ajola, avokati Haxhia: E pamundur të jetë në seancë është shtatzën

11:00 | 09/03/2026
Shpërndau Kuvendin/ Presidenca thotë se Osmani përballet me thirrje për pushkatim
Aktualitet

Shpërndau Kuvendin/ Presidenca thotë se Osmani përballet me thirrje për pushkatim

10:47 | 09/03/2026
PS refuzon kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut: Nuk e pengon hetimin
Aktualitet

PS refuzon kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut: Nuk e pengon hetimin

10:45 | 09/03/2026
Next Post
Theu këmbën në Theth, turisti polak falenderon banorët që e ndihmuan (Video)

Theu këmbën në Theth, turisti polak falenderon banorët që e ndihmuan (Video)

“Ik ore më sill çupën, shpejt!”/ Babai kërkon vajzën, dy të rinjtë e rrahin në mes të Vlorës

“Ik ore më sill çupën, shpejt!”/ Babai kërkon vajzën, dy të rinjtë e rrahin në mes të Vlorës

Makina përplaset me autobusin në Korçë, 3 të plagosur

Aksident i rëndë në Finiq, 5 persona përfundojnë në spital







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Gjyqi për dosjen “Veliaj”/ Mungon Ajola, avokati Haxhia: E pamundur të jetë në seancë është shtatzën
Aktualitet

Gjyqi për dosjen “Veliaj”/ Mungon Ajola, avokati Haxhia: E pamundur të jetë në seancë është shtatzën

by mirseda
11:00 | 09/03/2026
0

Sot nisi gjyqi ndaj kryebashkiakiut të Tiranës, Erion Veliaj. avokati i bashkëshortes së Veliajt, Maks Haxhia tha...

Shpërndau Kuvendin/ Presidenca thotë se Osmani përballet me thirrje për pushkatim

Shpërndau Kuvendin/ Presidenca thotë se Osmani përballet me thirrje për pushkatim

10:47 | 09/03/2026
PS refuzon kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut: Nuk e pengon hetimin

PS refuzon kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut: Nuk e pengon hetimin

10:45 | 09/03/2026
Urimi publik i Selena Gomez për ditëlindjen e Benny Blanco-s: Të dua me gjithë zemër

Urimi publik i Selena Gomez për ditëlindjen e Benny Blanco-s: Të dua me gjithë zemër

10:43 | 09/03/2026
Manja prezanton raportin e PS:Narrativa e SPAK se mund të prishë provat apo të arratiset,hipotetike!

Manja prezanton raportin e PS:Narrativa e SPAK se mund të prishë provat apo të arratiset,hipotetike!

10:25 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com