Një 24-vjeçar i identifikuar si Nikolas Toçaj është arrestuar në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Policia konstatoi në sheshpushimin e një pallati 4 qese të zeza plastike të mbështjella me natriban ngjyrë kafe, e cila pas peshimit në total ka rezultuar prej 70 kilogramë kanabis.
Menjëherë është bërë arrestimi i autorit të dyshuar, i cili akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjithashtu, në hyrjen e këtij pallati është gjetur dhe bllokuar një automjet tip furgon Ford, nën përdorimin autorit të dyshuar, i cili dyshohet se mund të përdorej për transportimin e lëndës narkotike.