Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Vllaznia U-19/ Shpuza me akuza të rënda drejt trajnerit Zmijani

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Vllaznia U-19/ Shpuza me akuza të rënda drejt trajnerit Zmijani

Ish-futbollisti Luan Shpuza me anë të një postimi në rrjetin social facebook, ka ngritur akuza të rënda trajnerit Luan Zmijani për marrjen e ryshfeteve për të aktivizuar lojtarët në një ndeshje. Bëhet fjalë për shumën prej 1000 euro dhe kjo deklaratë e fortë vjen pikërisht para sfidës që kanë 19- vjeçarët në Champions përballë ekipit të Zimbrus të Moldavisë.

Me anë të profilit me emër ‘Menaxheri Shpuza’ që përdoret nga vetë ai, Shpuza shkruan këto fjalë: ‘ Kush ka një fëmijë në Shkodër, që merret me futboll, të takojë trajnerin e U-19 të Vllaznisë. 1000 euro në dorë, pavarësisht se fëmija juaj nuk është për sport.’

Këtë pakënaqësi mund ta ketë sjellë edhe mospërfshirja e djalit të tij në skuadrën e drejtuar nga Zmijani, për ndeshjet që do te zhvillojë ekipi i Vllaznisë në Champion League. Këto deklarata nuk i ka pritur mirë trajneri kuqeblu, por ka pasur edhe reagim nga klubi shkodran.

Zmijani nuk e ka komentuar shumë atë që është shkruar, pasi e ka lënë në dorë të organeve përkatëse për të vendosur drejtësi. “Unë di të them që nuk kam pirë asnjë kafe me prindërit e djemve që kam në ekip. Do të veprojnë organet përkatëse për këtë akuzë dhe nëse dal fajtorë largohem nga stoli. Por do të kërkoj dëmshpërblim për prishje të imazhit në fund të kësaj historie.” Ndërsa klubi ka publikuar listën e lojtarëve të përfshirë në ekip, duke sqaruar se të gjithë lojtarët kanë qenë pjesë e ekipeve zinxhirë dhe se e meritojnë të jenë pjesë e këtij grupi.

REAGIMI I PLOTË I KLUBIT VLLAZNIA

Në lidhje me disa shkrime të sotme (dje) në rrjetet sociale apo dhe në portale të ndryshme, të cilat në mënyrë të pakuptimtë flasin për një “Skandal tek Akademia Vllaznia”, jemi të detyruar të reagojmë për të mbrojtur veten dhe imazhin e klubit tonë. Më poshtë, bashkangjitur është lista e ekipit që është federuar zyrtarisht në Federatën Shqiptare të Futbollit për sezonin 2017-2018.

Prej kësaj liste, do të dalë edhe lista e ekipit që do të marrë pjesë në ndeshjet e Champions Youth League. Atyre do t’u shtohen edhe tre futbollistë të ditëlindjes 1998, që e lejon rregullorja e UEFA-s, për të luajtur në këto ndeshje dhe bëhet fjalë për futbollistët Denis Miloti, Belajdi Pusi dhe Endi Brahimi.

Mjafton të shohim emrat e kësaj liste për të kuptuar se shpifjet e bëra janë shumë të rëndomta. Në këtë listë futbollistësh, 9 prej tyre kanë qenë pjesë e ekipit edhe sezonin e kaluar kur ai është shpallur kampion i Shqipërisë, 15 futbollistë kanë luajtur sezonin e kaluar me ekipin U-17 të Akademisë Vllaznia dhe vetëm një futbollist, Emrah Fikaj, ka ardhur sivjet në radhët e tij nga ekipi “Rozafa”.

Plot 24 futbollistë, siç e shikoni, kanë qenë pjesë e Akademisë sonë prej disa sezonesh dhe nuk mund të bëhet fjalë për shpifje të turpshme që kanë qarkulluar si opsion për regjistrimin tek Akademia Vllaznia. KF Vllaznia u bën thirrje publike të gjithë atyre që nëpërkëmbin dhe shpifin në adresë të tij se kjo është hera e fundit që do ta kalojmë me një reagim të tillë, sepse në rastin më të parë që do të shfaqet një rast i tillë, do t’u drejtohemi organeve kompetente për nisjen e një çështjeje penale.

Tags: AkuzadrejtrëndaShpuzatrajneritU-19vllazniaZmijani

TË LIDHURA

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull
Bota

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

20:25 | 09/08/2025
Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!
Sport

Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

20:22 | 09/08/2025
Befasia e FSHF, ndryshohen datat e fillimit të Superiores dhe Kategorisë së Parë
Sport

Befasia e FSHF, ndryshohen datat e fillimit të Superiores dhe Kategorisë së Parë

17:27 | 09/08/2025
Next Post
Rama nga SHBA: Shkoza s’përfaqëson asgjë. Banorët nuk e meritojnë të dëmshpërblehen (VIDEO)

Rama nga SHBA: Shkoza s’përfaqëson asgjë. Banorët nuk e meritojnë të dëmshpërblehen (VIDEO)

“Doktorin” nuk e ndalon këmba, zbret në Aragon

“Doktorin” nuk e ndalon këmba, zbret në Aragon

Historia e errët e kampeve të përqendrimit në SHBA për emigrantët japonezë

Historia e errët e kampeve të përqendrimit në SHBA për emigrantët japonezë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

12:54 | 04/08/2025




TË FUNDIT

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët
Showbizz

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

by mirseda
21:32 | 09/08/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj,...

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

20:25 | 09/08/2025
Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

20:22 | 09/08/2025
Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

20:17 | 09/08/2025
U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

19:37 | 09/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com