Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Vllaznia lë fundin e tabelës; Çmenduri në Teuta-Kamza, 6 gola për 1 pikë

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Vllaznia ka bërë një hap të madh në luftën për mbijetesë pasi ka mposhtur Laçin në shtëpi me rezultatin e ngushtë 1-0. Duke përfituar edhe nga barazimi në Durrës kjo fitore vlen më shumë se 3 pikë. Lufta për mbijetesë vazhdon të jetë shumë e egër mes shkodranëve, Teutës që momentalisht është në të Dytën dhe Kamzës që rrezikon shumë.

Gjithçka u vendos që në minutën e 7’, një gol që erdhi nga një prekje me dorë e Sefgjinit, por edhe nëse ai nuk do ta kishte devijuar topi në rrjetë do të përfundonte. Sukaj u tregua gjakftohtë përballë Selmait dhe dërgoi me mjaft lehtësi topin në kuadratin e portë. Laçi në pjesën e dytë mori zotërimin e lojës, por krijoi edhe raste të mira për shënim, duke mbajtur në ankth total “Loro Boriçin”. Megjithatë, në fund festa është shkodrane, thyhet një mallkim, sepse Laçi ishte bërë i pakalueshëm vitet e fundit. Mbijetesa duket më pranë, por ende shumë larg.

Çmenduria ndodhi në Durrës, ku vendasit kishin gjithçka në dorë por në fund u mjaftuan me një pikë. Ishte Teuta që shënoi 2 herë në pjesën e  parë me anë të Latif fillimisht dhe më pas Alhasanit. Plaku hapi sfidën fillimisht me një gol pak minuta para fundit të pjesës së parë. Në fraksionin e dytë miqtë e shtuan presonin dhe e gjetën golin e barazimit në të 77-ën.Teuta u zgjua dhe kërkoi të kalonte sërish në avantazh, por në sekondat e fundit të kohës së rregullt ishte Kamza që me anë të Filit, të aktivizuar në pjesën e dytë, gjeti golin.

Nuk kishte mbaruar asgjë, pasi Hakaj pak sekonda më vonë goditi traversën. Në goditjen e fundit nga këndi për vendasit, Moçka godet me kokë, topi ndalet, por Latif ndjek aksionin dhe gjen golin e barazimit. Nga një pikë për të dyja skuadrat në një ndeshje spektakolare. Më shumë duket se i shkon për shtat Kamzës që ruan diferencën me Teutën.

Tags: 1 pikë6 golaçmendurifundintabelësTeuta-Kamzavllaznia

TË LIDHURA

Sport

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Sport

Siguri e lartë në “Air Albania”, pak interes për Shqipëri–Izrael

20:57 | 03/06/2026
Sport

Zhvlerësimi i Armando Brojës, humbet 3 milionë euro para sfidës së Kombëtares

18:07 | 03/06/2026
Next Post

Karton i kuq dhe gol në sfidën Fiorentina-Napoli (Video)

Italia akoma pa qeveri, kriza politike vazhdon

Kristal Abazaj shkëlqen, presidenti i Anderlehtit krenohet në Twitter (Foto)







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Lamallari i kthehet opozitës:S’më latë të flas. Duhet të iki në Korçë, nuk qëndroj në shfaqjen tuaj

by mirseda
11:36 | 04/06/2026
0

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ishte i pranishëm në seancën e sotme të Kuvendit, pasi ishte thirrur...

“Keni paralajmëruar nesër anti-miting në Vlorë”, Berisha Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

11:01 | 04/06/2026

“Rama dhe Berisha në burg!”/ Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës, protesta e rinisë

10:58 | 04/06/2026

“Bread and Heart Festival” në Tiranë, kufizohet lëvizja e këmbësorëve në Sheshin Skënderbej”

10:45 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq/ Autori i dënuar me 10 vite burg, fshihej në një stan majë mali

10:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com