E enjte, 5 Gusht, 2021
21.5 C
Tirana

Italia akoma pa qeveri, kriza politike vazhdon

Ngërçi politik në Itali, duket se nuk po zhbëhet me mosmarrëveshje të shumta mes partive që kërkojnë të qeverisin vendin.

Zgjedhjet e marsit nuk mundën të nxirrnin një fitues të qartë dhe as një strukturë të mundshme për një koalicion, me partinë e vetme më të madhe, Lëvizja pesë yjet, që nuk ka pranonte të hynte në qeveri me asnjë parti tjetër.

Lëvizja sidoqoftë e ka zbutur qëndrimin dhe tani po kërkon aleatë, por se cila parti do t’i bashkohet asaj në qeverisjen e ekonomisë së tretë më të madhe të eurozonës, kjo ende nuk dihet. Tre janë partitë kryesore që mund ti bashkohen lëvizjes pesë yjet dhe liderit të saj 31 vjeçar, Luigi Di Maio, në qeverisje, por kjo nuk do te ishte e lehte për secilën prej tyre. Lëvizja “Pesë yjet”, nuk është e pozicionuar në asnjërën anë të spektrit politik, çka i bën lidhjet ideologjike me të majtën dhe të djathtën tradicionale të Italisë, shumë më të vështira.

Zgjidhja me e lehtë është bashkimi i saj me Lega Nord, partinë e ekstremit të djathtë që ka këndvështrime të ngjashme antilidership, edhe pse është shumë më ekstreme në çështjen e emigracionit. Por, para zgjedhjeve, Lega Nord hyri në aleancë me forca italian, e ish kryeministrit Berlusconi.

Di Maio dhe partia e tij e shohin Berlusconin si antitezë të gjithçkaje për të cilën ata luftojnë dhe besojnë se ai është pjesë e lidershipit të korruptuar të Italisë. Mateo Salvini, lider i Lega Nord, dhe partia e tij, kanë thënë se do të mbeten të lidhur me Berlusconin. Kjo bën që të konsiderohet si opsion realist bashkimi i lëvizjes pesë yjet me partinë demokratike, diçka që kjo e fundit e ka përjashtuar më herët pavarësisht se tashmë duket se po ndërron mendje.

Partia Demokratike dhe lëvizja pesë yjet thuhet se do të nisin bisedimet këtë javë, por dallimet brenda vetë demokratëve janë të mëdha. Për ish kryeministrin Mateo Renzi, qeverisja me lëvizjen pesë yjet, është e pamundur. “Do të ishte një tallje për zgjedhësit tanë”, thotë ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Situatë alarmante nga zjarret në Shqipëri

Prej disa ditësh Shqipëria ndodhet e përfshirë nga zjarret, pothuajse në të gjithë territorin e saj. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Emergjencave...

I nxorrën fytit qumështin e dhisë së Karaburunit, kishte shijen e zjarrit

Nga: Lorenc Vangjeli Eqrem bej Vlora ka një përshkrim të jashtëzakonshëm të qelizës njerëzore shqiptare në librin e tij “Kujtime 1885 – 1925”. Evropianoperëndimori fisnik...

Moti bën kthesën e madhe, nesër priten reshje shiu

Nga nesër, gradualisht mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme, të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore. Moti...

Sa na kushton një zjarrvënie!

Nga: Dritan Hila Canadair, Viking, Bombardier jane emrat qe njihen avionët e shuarjes së zjarreve. Kushtojnë nga 35-65 milionë dollarë për njësi. Po kaq kushton...

Ekstradohet nga Greqia ish-anëtari i bandës së Cerrikut

Një ish-anëtar i Bandës së Cerrikut është ekstraduar nga Greqia. Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana është kryer ekstradimi i shtetasit Bashkim Buzani, 50-vjeç. Ky...