Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Vladimir Putin po bën një gabim historik

3 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Vladimir Putin po bën një gabim historik

Nga Madeleine Albright

“New York Times”

Në fillimin e vitit 2000, unë isha zyrtarja e parë e lartë e SHBA-së që u takua me Vladimir Putinin, në cilësinë e tij të re si ushtrues i detyrës së presidentit të Rusisë. Në atë kohë, ne në administratën Clinton nuk dinim shumë për të, veç faktit që ai e kishte nisur karrierën e tij në KGB.

Unë shpresoja që takimi me të do më ndihmonte të kuptoja disi si ishte ky njeri, dhe të vlerësoja se çfarë mund të nënkuptonte ngjitja e tij e papritur në pushtet për marrëdhëniet SHBA-Rusi, të cilat ishin përkeqësuar për shkak të luftës në Çeçeni.

Sapo u ula përballë tij në një tavoline të vogël në Kremlin, më bëri menjëherë përshtypje kontrasti midis Vladimir Putin dhe paraardhësit të tij Boris Yeltsin. Ndërsa Yeltsin-it i pëlqenin shakatë dhe lajkat, Putin fliste pa emocione dhe pa shënime përpara, mbi vendosmërinë e tij për ta ringjallur ekonominë ruse dhe për t’i shtypuar rebelët çeçenë.

Rrugës së kthimit për në SHBA, shkrova diku përshtypjet e mia. “Putini është trupvogël, dhe me një çehre të zbehtë. Ai është aq i ftohtë saqë duket gati si një zvarranik”- shkrova. Ai pretendonte se e kuptonte se pse duhej të binte Muri i Berlinit, por nuk e priste shembjen e Bashkimit Sovjetik.

“Putin është i turpëruar nga ajo që i ndodhi vendit të tij, dhe i vendosur të rikthejë madhështinë e tij”- shtova më tej. Muajt ​​e fundit më është kujtuar ai takim gati 3-orësh me zotin Putin, teksa ai po grumbullonte trupat në kufi me Ukrainën fqinje.

Pasi e quajti një trillim shtetësinë ukrainase në një fjalim televiziv të çuditshëm, ai firmosi një dekret duke njohur pavarësinë e dy rajoneve të kontrolluara nga separatistët në Ukrainë dhe dërguar menjëherë trupat ruse.

Pretendimi revizionist dhe absurd i zotit Putin se Ukraina është “krijuar artificialisht nga Rusia”, dhe se iu grabit perandorisë ruse, është plotësisht në përputhje me botëkuptimin e tij të deformuar. Ç’është më shqetësuese për mua:Ajo ishte përpjekja e tij për të krijuar pretekstin për një pushtim në shkallë të gjerë.

Dhe nëse e bën këtë, ky do të ishte një gabim historik. Gjatë 20 viteve që nga koha kur u takuam bashkë, Putin ka ndjekur rrugën e tij duke hequr dorë nga zhvillimi demokratik, në favor të ndjekjes së modelit të Stalinit. Ai ka grumbulluar rreth vetes një pushtet maksimal politik dhe ekonomik – duke bashkëvepruar apo duke e shtypur konkurrencën e mundshme – ndërsa është angazhuar të rivendosë një sferë të dominimit rus përmes pjesëve të dikurshme të ish-Bashkimit Sovjetik.

Ashtu si udhëheqësit e tjerë autoritarë, ai e barazon mirëqenien e tij me atë të kombit, dhe opozitën me tradhtinë. Ai është i sigurt se amerikanët pasqyrojnë cinizmin dhe epshin e tij për pushtet, dhe se në një botë ku të gjithë gënjejnë, ai nuk është i detyruar të thotë të vërtetën. Për shkak se beson se Shtetet e Bashkuara po e dominojnë rajonin e tyre me forcë, ai mendon se Rusia ka të drejtë të bëjë të njëjtën gjë. Putin ka synuar për vite me radhë ta rritë reputacionin ndërkombëtar të vendit të tij, të zgjerojë fuqinë ushtarake dhe ekonomike të Rusisë, ta dobësojë NATO-n dhe përçajë Evropën (duke krijuar një pykë midis saj dhe Shteteve të Bashkuara).

Por Ukraina dallon nga këto të fundit. Në vend se t’i hapë rrugën Rusisë drejt madhështisë, pushtimi i Ukrainës do të siguronte poshtërimin e Putinit, duke e izoluar vendin e tij në aspektin diplomatik, duke e dëmtuar rëndë ekonomikisht, dhe duke e bërë strategjikisht më të cenueshëm përballë një aleance perëndimore më të fortë dhe më të bashkuar.

Ai ka lëvizur tashmë në këtë drejtim, kur njoftoi të hënën vendimin e tij për të njohur dy enklavat separatiste në Ukrainë, dhe për të dërguar atje trupat ruse në cilësinë e “paqebërësve”. Tani ai ka kërkuar që Ukraina të njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia, dhe të heqë dorë nga armët e saj të avancuara.

Veprimet e Putinit kanë shkaktuar vendosjen e shumë sanksioneve nga Perëndimi, ndërsa të tjerat janë gati, në rast se ai nis një sulm në shkallë të gjerë dhe tenton të pushtojë gjithë Ukrainën. Ky sulm do të shkatërronte jo vetëm ekonominë e vendit të tij, por edhe rrethin e ngushtë të miqve të tij të korruptuar, që nga ana tjetër mund ta sfidonin udhëheqjen e tij.

E sigurt është se do të ishte një luftë e përgjakshme dhe katastrofike, e cila do të gllabërojë shumë burime, dhe do t’i kushtojë jo pak viktima ushtrisë ruse. Nga ana tjetër do të krijojë një nxitje urgjente që Evropa të pakësojë varësinë e saj të rrezikshme nga energjia ruse. (Kjo gjë ka nisur tashmë me lëvizjen e Gjermanisë, për të pezulluar certifikimin e gazsjellësit “Nord Stream 2”).

Një akt i tillë agresioni, do ta nxiste NATO-n të përforconte ndjeshëm krahun e vet lindor, dhe të merrte në konsideratë stacionimin e përhershëm të forcave në shtetet baltike, Poloni dhe Rumani. Mbështetja e fortë nga Perëndimi, do të gjeneronte një rezistencë të ashpër të armatosur nga Ukraina.

Në Kongres të dyja partitë po diskutojnë mbi një projektligj të ri, që përfshin shtimin e ndihmës në armë vdekjeprurëse për Ukrainën. Në këtë rast, nuk do të kishim një përsëritje të qasjes pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014. Do të ishte një skenar, që do të kujtonte pushtimit fatkeq të Afganistanit nga Bashkimi Sovjetik në vitet 1980.

Joe Biden dhe liderët e tjerë perëndimorë, e kanë bërë shumë të qartë këtë gjë. Por edhe nëse Perëndimi do jetë në një farë mënyre në gjendje ta pengojë zotin Putin nga një luftë gjithëpërfshirëse – gjë që tani nuk është aspak e sigurt – është e rëndësishme të kujtojmë se loja e tij e preferuar nuk është shahu, siç supozojnë disa, por xhudo.

Ne duhet të presim që ai të vazhdojë të kërkojë shanse për të rritur ndikimin e tij, dhe për të na goditur në të ardhmen. Do të jetë në dorën e SHBA-së dhe miqve të saj, që t’ia mohojnë atij këtë mundësi, përmes një diplomacie intensive dhe duke rritur mbështetjen ekonomike dhe ushtarake për Ukrainën.

Edhe pse nga përvoja ime personale, them se Putin nuk do të pranojë kurrë se ka bërë ndonjë gabim, ai ka treguar se mund të jetë edhe i durueshëm, edhe pragmatik. Po ashtu, ai është i vetëdijshëm se përplasja aktuale, e ka lënë atë edhe më të varur nga Kina.

Ai e di se Rusia nuk mund të ecë përpara, pa pasur disa lidhje me Perëndimin. “Sigurisht, më pëlqen ushqimi kinez. Është kënaqësi të përdorësh shkopinj. Por kjo është thjesht diçka e parëndësishme. Kina nuk ka mentalitetin tonë, që është evropian. Rusia duhet të jetë pjesë e fortë e Perëndimit”- më tha ai në takimin tonë të parë.

Putin duhet ta dijë se një Luftë e dytë e Ftohtë, nuk do të shkonte domosdoshmërisht mirë për Rusinë, madje edhe me armët e saj bërthamore. Aleatët e fortë të SHBA-së mund të gjenden në gati në çdo kontinent. Ndërkohë miqtë e Putinit përfshijnë njerëz si Bashar Al-Assad, Alexander Lukashenko dhe Kim Jong-un.

Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, duan të pretendojnë se ne tani po jetojmë në një botë shumë-polare. Ndonëse kjo është e vetëkuptueshme, s’do të thotë se fuqitë e mëdha kanë të drejtë ta copëtojnë botën në sfera ndikimi, siç bënë shekuj më parë perandoritë koloniale.

Pavarësisht se cilët janë fqinjët e saj, Ukraina ka të drejtë të ketë sovranitetin e vet. Në epokën moderne, vendet e mëdha e pranojnë këtë, dhe po ashtu edhe Putin. Ky është mesazhi që nënvizon diplomacia e fundit e Perëndimit. Ai përcakton edhe ndryshimin midis një bote të qeverisur nga sundimi i ligjit, dhe një bote që nuk i njeh fare këto rregulla.

Shënim: Madeleine Albright, ka qenë Sekretare amerikane e Shtetit në vitet 1997-2001. Ndër librat e saj më të fundit janë “Fashizmi: Një paralajmërim” dhe “Ferri dhe destinacione të tjera”.

Tags: putinrusiUkrainë

TË LIDHURA

Vritet nga sulmet izraelite drejtori i spitalit në Gaza
Bota

Vritet nga sulmet izraelite drejtori i spitalit në Gaza

21:36 | 02/07/2025
“Zjarret dhe temperaturat ekstreme marrin jetë, rritet numri i viktimave”
Bota

“Zjarret dhe temperaturat ekstreme marrin jetë, rritet numri i viktimave”

18:48 | 02/07/2025
Aksident i rëndë në terminal/ Dy autobusë përplasen me njëri-tjetrin
Bota

Aksident i rëndë në terminal/ Dy autobusë përplasen me njëri-tjetrin

16:19 | 02/07/2025
Next Post
Identikiti i presidentit të ri, pas kazusit Meta dhe ri-arrnimi i Kushtetutës

Sulmi i Rusisë/Meta mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Rrjeta e shqyer e korrupsionit e komisionit hetimor

Rrjeta e shqyer e korrupsionit e komisionit hetimor

Ministrat e G7 takohen për të diskutuar sanksionet

Ministrat e G7 takohen për të diskutuar sanksionet

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin
Aktualitet

Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin

by mirseda
22:46 | 02/07/2025
0

Zegjine Çaushi humbi për disa orë mandatin e deputetes pas përfundimit të rinumërimit të votave për Qarkun...

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

22:42 | 02/07/2025
Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

22:40 | 02/07/2025
Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Nesër letër publike për Arben Ahmetajn

Çfarë po paralajmëron Ilir Meta? Nesër letër publike për Arben Ahmetajn

21:55 | 02/07/2025
Vritet nga sulmet izraelite drejtori i spitalit në Gaza

Vritet nga sulmet izraelite drejtori i spitalit në Gaza

21:36 | 02/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com