Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Vjosa Osmani zhvillon këtë javë vizitën e saj të parë zyrtare në Berlin

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Vjosa Osmani zhvillon këtë javë vizitën e saj të parë zyrtare në Berlin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvillon këtë javë vizitën e saj të parë zyrtare në Berlin, ku takohet me presidentin Steinmeier, ministrin e Jashtëm Heiko Maas dhe përfaqësues nga diaspora, ekonomia dhe shkenca.

Osmani takohet të martën pasdite, 14.09.2021 me homologun e saj gjerman, Frank Walter Steinemeier. Për presidentin gjerman, i cili është në detyrë që prej vitit 2017, është hera e parë që pret në rezidencën e tij një president ose presidente nga Kosova. Dy paraardhësit e tij, Horst Köhler, dhe Joachim Gauck, kanë pritur në vitet 2010 përkatësisht 2013, presidentin Fatmir Sejdiu dhe presidenten Ahtifete Jahjaga. Vetëm Hashim Thaçi, nuk u prit kurrë nga ndonjë president i Gjermanisë zyrtarisht si homolog.

Berlin Park am Schloss Bellevue

Biseda mes Osmanit dhe Steinmeierit pritet të jetë miqësore, edhe për faktin, që presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, e njeh mire Kosovën dhe rajonin, pasi ka qenë një nga lobuesit e palodhshëm për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe njohjen e saj, pas shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt 2008. Steinmeier atëherë ishte ministër i Jashtëm në qeverinë Merkel I dhe ka qenë i pranishëm edhe në varrimin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në fillim të vitit 2006. Para se të fillonte detyrën si ministër i Jashtëm, ai ka qenë shef i kabinetit të ish-kancelarit gjerman, Gerhard Schröder.

Fokusi tek ekonomia

Por takimi Osmani-Steinmeier pritet të jetë një takim me karakter më shumë simbolik. Temat aktuale të politikës gjermane në Ballkanin Perëndimor, Osmani pritet t’i shtjellojë me ministrin e Jashtëm, Heiko Maas, të mërkurën. E këtu pritet të mos mungojnë dy çështje: dialogu Serbi-Kosovë dhe bashkëpunimi rajonal, që do të thotë konkretisht, që Kosova të angazhohet për jetësimin e projektit të Procesit të Berlinit, që përfshihet nën emrin Tregu i Përbashkët Rajonal. Të dyja proceset kanë ngecur në vend. “Mungesa e progresit në këto dy procese po pengon rajonin për të ecur përpara drejt rrugës së BE-së”, i tha DW-së kohë më parë në një intervistë sekretari gjerman i shtetit për punë të jashtme, Miguel Berger.

Bundespräsident Joachim Gauck empfängt Atifete JahjagaJoachim Gauck dhe Atifete Jahjaga

Osmani do të qëndroje deri të enjten në Berlin, ku do të takohet edhe me përfaqësues të diasporës, me shkencëtarë të Universitetit Humboldt dhe Përfaqësues të Ekonomisë Gjermane. Me këta të fundit, Osmani do të përpiqet të lobojë, për investime në Gjermani. Disa nga argumentet që do të sjellë presidentja e Kosovës për këtë lobim, ajo i tha në një intervistë për të përditshmen gjermane Süddeutsche Zeitung: “Ne luftojmë krimin dhe korrupsionin me institucione të reja, promovojmë investime të huaja me ligje të reja dhe kemi fuqi punëtore në moshë të re, shumë prej të cilëve flasin gjermanisht – ne jemi vendi ideal për kompanitë gjermane”.

Jo takim me kancelaren Merkel

Vetëm kancelarja Angela Merkel, e cila pak kohë më parë u shpreh si mbështetëse e grave,  nuk gjeti kohë të takohet me gruan, që në Kosovë e quajnë me simpati, Merkel-in e Kosovës. Zyra e shtypit e qeverisë gjermane nuk pranoi ta jepte sqarime, ndaj pyetjes së DW. “Ne zakonisht nuk i komentojmë kërkesat që i vijnë Kancelares për takime,” i tha një zëdhënës DW.

Deutschland | Virtueller Westbalkan Gipfel | PK Angela Merkel

I pyetur nga DW se si janë marrëdhëniet Kosovë-Gjermani, pasi Kosova është një nga vendet që nuk po e pranon miratimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, ai u përgjigj: „Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë janë shumë të mira. Kancelarja Merkel ka telefonuar me homologun saj, Albin Kurti, në muajin maj. Gjermania i mbështet reformat politike dhe ekonomike të vendeve të Ballkanit – përfshirë edhe Kosovën”.

Më tej zëdhënësi kujtoi bisedën që do të zhvillohet po të martën, 14.9, në Tiranë, mes kancelares Merkel dhe homologut të saj kosovar, Albin Kurti, dhe shtoi: “Veç kësaj, është gjë e mirë që në Samitin e Procesit të Berlinit, më 5 korrik, të gjithë pjesëmarrësit deklaruan gatishmërinë e tyre për t’u angazhuar për krijimin e një Tregu të Përbashkët që përfshin të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor”. /DW

Tags: BerlinPresidentja e KosovësVjosa Osmani

TË LIDHURA

Koçan/ Familjarët e viktimave të tragjedisë në diskotekën “Puls” marshojnë sërish për drejtësi
Rajoni

Koçan/ Familjarët e viktimave të tragjedisë në diskotekën “Puls” marshojnë sërish për drejtësi

20:34 | 08/11/2025
Trupi i karbonizuar brenda makinës në Skourta të Greqisë mendohet se i përket një punëtori shqiptar
Rajoni

Trupi i karbonizuar brenda makinës në Skourta të Greqisë mendohet se i përket një punëtori shqiptar

14:58 | 08/11/2025
Gjendet e pajetë studentja shqiptare në Tetovë! Dyshohet se nga një pallat e kanë …
Rajoni

Gjendet e pajetë studentja shqiptare në Tetovë! Dyshohet se nga një pallat e kanë …

12:07 | 07/11/2025
Next Post
Skenarët botërorë 20 vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit

Skenarët botërorë 20 vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit

Momentet ‘pikante’ të ardhjes së Merkel/Nga bllokimi i derës te takimi me Ramën

Momentet ‘pikante’ të ardhjes së Merkel/Nga bllokimi i derës te takimi me Ramën

U kap me video duke ngacmuar seksualisht vartësen, Basha fut në kryesinë e PD ish-drejtorin e Doganës

Për çfarë po luftojnë Berisha me Bashën?







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Anglia “dëmtohet” para Shqipërisë
Sport

Anglia “dëmtohet” para Shqipërisë

by mirseda
22:26 | 11/11/2025
0

Anglia do të vuajë tre mungesa të rëndësishme në dy sfidat e muajit nëntor, ndaj Serbisë dhe...

Diddy nis rehabilitimin në burg, mund t’i sigurojë uljen e dënimit

Diddy nis rehabilitimin në burg, mund t’i sigurojë uljen e dënimit

21:43 | 11/11/2025
Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

21:21 | 11/11/2025
Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit

Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit

21:14 | 11/11/2025
Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion

Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion

20:40 | 11/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com