Vjosa do të shpallet “Park Kombëtar”. Në një aktivitet të posaçëm, u firmos marrëveshja mes Ministrisë së Turizmit dhe organizatës amerikane “Patagonia”, për nisjen e punës së përbashkët për ta shpallur Vjosën Park Kombëtar. Gjatë ceremonisë, kryeministri Edi Rama i’u ktheu përgjigje edhe kritikëve që kërkonin mbrojtjen e lumit Vjosa. Ai nuk ndali ironinë ndaj atyre që akuzuan qeverinë, dhe protestuan për shpalljen Park Kombëtar të lumit Vjosa. Mes tyre ishte edhe aktori i famshëm Leonardo DiCaprio, për të cilin Rama tha se do të donte ta shante pak tani, por do ta kursente pasi ministrja Kumbaro e kishte mik të mirë. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me organizatën globale mjedisore “Patagonia”për ta shpallur Vjosën Park Kombëtar, Rama deklaroi se aktori amerikan u bë i gjallë vetëm për të goditur qeverinë, ndërkohë që nuk reagon tani që qeveria merr një vendim në përputhje me kauzën e tij.
“Më kanë shënuar këtu për diçka për Leonardo diCaprio, por nuk po e them. Leondardo diCaprio u bë i gjallë për të goditur qeverinë, por nuk u bë i gjallë për ta mbështetur qeverinë. E ka shok të mirë Ministrja e Turizmit ndaj nuk po i bie më shumë. Mbase goditja do t’i bie në vesh”, tha Rama, duke shtuar: “Aty ku miliona njerëz të lavdërojnë, miliona dhe të shajnë. Njëri ka të ngjarë që të zgjohet dhe Nardi”, tha ai.