Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Vjedhja më e madhe e avionëve në histori

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Vjedhja më e madhe e avionëve në histori

Një vendim pa precendet deri tani – të paktën sa i përket numrit. Rusia mban 400 avionë të marrë me qira, sepse pas vendosjes së sanksioneve firmave qiradhënëse nuk u lejohet të bashkëpunojnë me linjat ajrore ruse.

Kompanitë që japin me avionë me qira, si p.sh. Aercap dhe Avolon, po i humbasin shpresat se do t’i marrin sërish avionët e tyre që u kishin dhënë me qira shoqërive ajrore ruse dhe që tani gjenden në Rusi. Për shkak të sanksioneve perëndimore kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës këto kompani ndërprenë kontratat me linjat ajrore ruse. Edhe pse njoftimi për përfundimin e kontratave u bë i njohur rreth një muaj më parë deri tani kompanitë ajrore ruse nuk i kanë kthyer ende më shumë se 500 avionët me vlerë rreth dhjetë miliardë dollarë.

“Kam frikë se do të jemi dëshmitarë të vjedhjes më të madhe të avionëve në historinë e aviacionit civil komercial,” tha Volodymyr Bilotkach, profesor për Menaxhimit të Trafikut Ajror pranë Institutit të Teknologjisë në Singapor. Drejtori i përgjithshëm i Komisionit të BE-së për Transportin, Henrik Hololei, u ankua gjithashtu se avionët që gjenden në Rusi u janë “vjedhur pronarëve të ligjshëm”.

Shkelje serioze e Konventës për Aviacionin Civil Ndërkombëtar

Pas vendosjes së sanksioneve Rusia aprovoi me procedurë të përshpejtuar një ligj për të parandaluar heqjen e avionëve nga shërbimi. Avionët në fjalë janë të regjistruar në Bermuda dhe Irlandë dhe autoritetet e këtyre vendeve i kanë pezulluar certifikatat e tyre të sigurisë ajrore dhe për këtë arsye nuk lejohen të ngrihen.

Për të ruajtur certifikatat e nevojshme të sigurisë, avionët e marrë me qira thjesht u riregjistruan në Rusi. Por sipas rregullave ndërkombëtare regjistrimi i dyfishtë nuk lejohet. Henrik Hololei tha kjo është një shkelje serioze e Konventës së Çikagos për Aviacionin Civil Ndërkombëtar. Sipas të dhënave të qeverisë rusi, tanimë tek autoritetet ruse janë regjistruar më shumë se gjysma e 515 avionëve të marrë me qira.

Shumica e avionëve të marrë me qira përdoren për fluturime të brendshme në Rusi. Agjencia e Aviacionit e BE-së Eurocontrol gjurmon tani çdo avion që largohet nga Rusia dhe në bashkëpunim me autoritetet në vendet ku ulen avionët, i konfiskon ata. Sipas një njoftimi të agjencisë ruse të lajmeve Interfax javën e kaluar u konfiskuan 78 avionë të tillë që kishin fluturuar jashtë vendit. /DW

Tags: avionëtrusiasanksionet

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim
Bota

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa
Bota

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
“Nuk jemi naivë për qëllimet e tyre”, Suedia: Të përgatitemi për izolimin afatgjatë të Rusisë
Bota

“Nuk jemi naivë për qëllimet e tyre”, Suedia: Të përgatitemi për izolimin afatgjatë të Rusisë

21:13 | 08/11/2025
Next Post
Ukraina shpreson të hapë korridore humanitare

Ukraina shpreson të hapë korridore humanitare

Komisioni i Rithemelimit e largoi nga puna, reagon ish-zëdhënësi

Komisioni i Rithemelimit e largoi nga puna, reagon ish-zëdhënësi

Miliarderi Abramovich merr pjesë në bisedimet e paqes në Stamboll

Miliarderi Abramovich merr pjesë në bisedimet e paqes në Stamboll







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme
Showbizz

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

by mirseda
22:55 | 08/11/2025
0

Flitet prej muajsh për një lidhje të mundshme mes Capital T dhe Adrola Dushi, por duket se...

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

21:16 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com