Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Viti nis me rritjen e çmimeve të cigareve, miellit dhe vajit

5 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Viti nis me rritjen e çmimeve të cigareve, miellit dhe vajit

Viti i ri 2021 nisi me rritjen e çmimeve të cigareve, miellit dhe vajit në pikat e pakicës në vend. Çmimet e paketave të cigareve u shtrenjtuan me 10 lekë si rrjedhoje e rritjes së akcizës nga 1 janari me 5 lekë. Çmimi mesatar për paketë shkoi në 260 lekë ose 4 për qind më shumë se më 2020.

Tregtarët e pakicës raportuan se çmimi i vajit vegjetal për gatim është rritur me 20 lekë për litër ose 12.5%. Një kilogram kushton aktualisht 180 nga 160 lekë që ishte më parë.

Çmimi i miellit u rrit me 6 % ose 300 lekë për kuintal. Tani 100 kilogram miell kushtojnë 5,300 lekë nga 5,000 lekë dhe më pak që ishin përgjatë 2020.

Burimet me tregu pohojnë se çmimet e vajit dhe miellit janë rritur si pasojë e shtrenjtimit të lëndës së parë në tregjet ndërkombëtare. Importuesit pohuan se pandemia solli një problematikë të shumëfishtë në sektorët e prodhimit kudo në Europë.

Rusia, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të grurit kufizoi eksportet për të krijuar rezerva të brendshme nga frika e pandemisë. Ky veprim rriti çmimet e grurit në tregjet ndërkombëtare. Rusia dhe Serbia janë furnizuesit kryesor të grurit në vendin tonë.

Grosistet e vajit dhe grurit u përballen me çmime më të larta qe në furnizimet e vitit 2020, por ato transferuan një pjesë të rritjes së çmimit për vitin e ri financiar 2021.

Ndërsa për cigaret rritja e çmimeve buron nga masat që qeveria mori që vitin 2017, duke miratuar një kalendar për rritjen e akcizës vit pas vit deri më 2021.

Sipas këtij kalendari akciza në vitin 2021 arriti në 6500 lekë për 1000 copë cigare nga 6250 lekë që ishte vitin e kaluar.

Rritja e akcizës për cigaret është një nga politikat e përdorura për frenimin dhe uljen e konsumit të cigareve nga popullata si produkt me efekte negative në shëndet duke rritur çmimin e shitjes së tyre.

Mirëpo në rastin e Shqipërisë rritja e akcizës shoqërohet me rritje të kontrabandës, siç edhe ka ndodhur që kur kjo politike e taksave me rritje ka nisur të aplikohet.

Ministria e Financave ka sqaruar se me qëllim përafrimin e mëtejshëm me Direktivën e BE 2011/64, e cila përcakton nivelin minimal të akcizës për cigaret të paktën 90 euro për 1000 cigare, riskedulimi i rritjes siguron një politikë të qëndrueshme taksimi sipas standardeve të BE-së.

Ndërsa artikujt e mallrave tw tjera të shportës ushqimore po shiten më të njëjtat çmime si më 2021. Oferta më e lartë me prodhime vendi i ka mbajtur çmimet stabël për këtë sezon, teksa kërkesa ka pësuar rënie.

Tregtarët e pakicës pohojnë se konsumi ka rënë për të gjitha kategoritë e mallrave ushqimore. Sipas tyre arsyet kryesore lidhen me largimin e njerëzve jashtë vendit dhe me tkurrjen e të ardhurave si rezultat i papunësisë që ka krijuar pandemia./Monitor

Tags: cigaremiellrritje cmimivaj

TË LIDHURA

Kuvendi sot në seancë plenare/ 2 interpelanca me ministren e Arsimit dhe disa projektligje …
Aktualitet

Kuvendi sot në seancë plenare/ 2 interpelanca me ministren e Arsimit dhe disa projektligje …

08:56 | 12/02/2026
Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë
Aktualitet

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin
Aktualitet

Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin

19:30 | 11/02/2026
Next Post
Shqipëria zgjohet e ngrirë dhe me temperatura në -6 gradë

Shqipëria zgjohet e ngrirë dhe me temperatura në -6 gradë

Indonezi/Tërmeti i fortë shemb ndërtesat, humbin jetën 26 persona (FOTO)

Indonezi/Tërmeti i fortë shemb ndërtesat, humbin jetën 26 persona (FOTO)

Hera e parë që Vjosa Osmani e nderon LDK-në

Hera e parë që Vjosa Osmani e nderon LDK-në







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Kuvendi sot në seancë plenare/ 2 interpelanca me ministren e Arsimit dhe disa projektligje …
Aktualitet

Kuvendi sot në seancë plenare/ 2 interpelanca me ministren e Arsimit dhe disa projektligje …

by mirseda
08:56 | 12/02/2026
0

Sot Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë plenare. Në rendin e ditës janë parashikuar miratimi i procesverbaleve...

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës

22:25 | 11/02/2026
“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

21:49 | 11/02/2026
Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

21:38 | 11/02/2026
Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

20:47 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com