Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Virozat e përsëritura tek fëmijët, mjekët: Duhet të vaksinohen

8 vjet ago
in Të Gjitha
Virozat e përsëritura tek fëmijët, mjekët: Duhet të vaksinohen

Woman at home blowing the nose of her little girl

Me luhatjet e temperaturave gjatë vjeshtës, kemi një numër më të madh të virozave te të vegjëlit.

Në rast se një fëmijë kalon viroza të përsëritura, mjekët thonë se duhet aplikuar vaksina.

Megjithatë, sipas mjekut Polikron Çelo, prindërit e kanë shumë të vështirë të binden se vaksinimi është masa më e sigurt në raste të tilla.

“Pavarësisht trajtimeve që bëjmë për rastet e virozave tek fëmijët, është e pamundur që të themi se i kemi mbrojtur tërësisht. Për të qenë të sinqertë, është shumë e vështirë që të parandalohen virozat kur janë të përsëritura. E vetmja masë parandaluese është vaksina dhe, për fat të keq, prindërit kanë një vlerësim negativ sa i përket rezultatit të tyre.

Prindërit mendojnë se vaksina shkakton ndërlikime dhe nuk i përdorin tek fëmijët e tyre. Nëse vaksinat do të ishin të rrezikshme, ashtu siç mendojnë, Organizata Botërore e Shëndetësisë do t’i hiqte nga qarkullimi. Një fëmijë që sëmurët shpesh dhe ka probleme duhet të vaksinohet patjetër,” thekson mjeku teksa flet për gazetën “Shëndet+”.

Mjeku po ashtu e cilëson si një veprim të gabuar marrjen e vaksinave nga jashtë, duke mos patur besim te vaksinat që shiten në Shqipëri:

“Ky është një gabim i madh, pasi duke i sjellë vaksinat në çanta dhe në temperature jo optimale, humbet efekti”.

Simptomat e virozave dhe ndërlikimet

“Shenjat e para të virozave tek fëmijët që mund të shfaqen gjatë kësaj periudhe janë në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, skuqje sysh, refuzim i ushqimit nga ana e të vegjëlve etj”.

“Këto shoqërohen me të përziera. Temperatura sigurisht është ajo që shoqëron rastet, e cila varet sipas tipit dhe rezistencës së fëmijës”.

Ndërkohë, një shqetësim i përvitshëm, kryesisht në prag të dimrit dhe në pranverë, janë ndërlikimet e tjera që mund të lindin si pasojë e virozave.

Mjeku pediatër Polikron Çelo tregon se ndërlikimet serioze nuk janë të shpeshta, por duhet të trajtohen në kohë.

“Mesatarisht 10% japin ndërlikime, si p.sh. infeksionet në veshë. Ndërlikim tjetër mund të jetë me fytin, tip laringitesh, ku kolla mund të përkeqësohet”, tregon mjeku.

“Problemi tjetër  lidhet me sëmundjet e frymëmarrjes, ku nga virozat mund të çojnë deri në pneumoni. Ndërlikimet që mund të vijnë nga virozat tek fëmijët duhet patjetër të kapen në kohë”, thotë Çelo.

Sa i përket blerjes së medikamenteve direkt në farmaci nga prindërit pa u konsultuar me mjekët, Çelo e konsideron një gabim të madh:

“Blerja e medikamenteve nga ana e prindërve në farmaci për fëmijët e tyre, sigurisht që është e gabuar. Vetë fjala virozë do të thotë që shkaktohet nga një virus dhe mbi virusin nuk duhet të përdoren antibiotikët. Ne si pediatër nuk rekomandojmë antibiotikë për fëmijët, megjithëse në shumë raste prindërit e tyre i përdorin. Antibiotikët për fëmijët në rastet e virozave duhet të përdoren vetëm me këshillën e mjekut dhe në raste të veçanta”.

Në lidhje me rastet joserioze të virozave tek fëmijët, mjeku pediatër ka disa rekomandime: “Virozat e stinës tek fëmijët mund të trajtohen edhe në ambiente shtëpie. Kjo do të thotë se shmangia e ekspozimit të fëmijëve në ambiente të populluara, trajtimi në temperatura optimale si dhe përdorimi i lëngjeve të ngrohta, mund të shmangin ndërlikimet nga virozat”.

Gjatë kësaj periudhe, muajt tetor dhe nëntor, mjekët pediatër shpjegojnë se prindërit duhet gjithashtu të tregojnë shumë kujdes tek ushqimi dhe veshja e fëmijëve.

Tags: mjeketsimptomatvaksinatvirozat e perseritura

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Media italiane: Si u zhduk avokati që hapi dosjen e ministrit në Shqipëri

Media italiane: Trupi i pajetë mund të mos jetë i avokatit shqiptar. Dyshohet se është rrëmbyer

Deputetja Çupi: Gjebrea ka udhëtuar disa herë me makinën e Habilajt, të kërkojë falje!

Deputetja Çupi: Gjebrea ka udhëtuar disa herë me makinën e Habilajt, të kërkojë falje!

Balla, thirrje të fortë KQZ-së: Skandali i PD me 1 milion dollarët, mos…

Balla, thirrje të fortë KQZ-së: Skandali i PD me 1 milion dollarët, mos...







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Trilioni i Kinës sfidon Europën
Bota

Trilioni i Kinës sfidon Europën

by mirseda
15:01 | 09/12/2025
0

Kina ka arritur një rekord historik në tregtinë ndërkombëtare: Një suficit vjetor mbi një trilion dollarë, një...

Dominon Partizani, përzgjidhet formacioni i javës në Superiore

Dominon Partizani, përzgjidhet formacioni i javës në Superiore

14:55 | 09/12/2025
PS çon 6 emra në seancë. PD: Kemi tërhequr firmat, kandidatët nuk gëzojnë mbështetjen tonë

PS çon 6 emra në seancë. PD: Kemi tërhequr firmat, kandidatët nuk gëzojnë mbështetjen tonë

14:49 | 09/12/2025
Vrasja e e Martin Canit, merret vendimi, gjykata dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn

Vrasja e e Martin Canit, merret vendimi, gjykata dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn

14:21 | 09/12/2025
Gara për Drejtor Policie në 3 Qarqe, 6 kandidatët dalin nesër para komisionit

Gara për Drejtor Policie në 3 Qarqe, 6 kandidatët dalin nesër para komisionit

14:06 | 09/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com