Duket se tensionet mes qytetarëve dhe forcave të policisë por edhe politikanëve, nuk kanë mbaruar ende.
Kryeministri Edi Rama ka shkuar në spitalin e Traumës, për të vizituar punonjësit e policisë që kanë mbetur të lënduar pas përplasjes me banorët e Astirit.
Por, teksa ka mbërritur në hyrje të spitalit, Rama është përballur me familjarët e protestuesve të lënduar, të cilët kanë thirrur me fjalët: “Turp, turp, turp” dhe “Qeveri e krimit”.
“Çfarë bëri ai që e more me polici, more hajdut”, i drejtohet një tjetër familjare Ramës.
Madje, një nga të pranishmit tentoi të qëllojë Ramën me mjete të forta, por në këtë moment ka ndërhyrë punonjësi i sigurisë, i cili devijoi sendin me të cilin goditi qytetari.
Ky i fundit është shoqëruar më pas nga policia.