Rreth 1:50 të natës që lamë pas, një nga ekuipazhet në shërbim të zyrës së parandalimit të përgjithshëm dhe të shpëtimit publik të stacionit të policisë në Arezzo ndaloi një fugon të kuq Ford Transit, i cili po udhëtonte përgjatë autostradës S 71.
Ata thjesht po bënin një kontroll rutinë, kur zbuluan në pjesën e pasme të fugonit një sasi të madhe bakri që arrinte vlerën 11 mijë euro.
Agjentët e ekipit Volanti të selisë së policisë në Arezzo, arrestuan menjëherë dy shtetas shqiptarë të dyshuar për vjedhje të rëndë. Ata kishin vjedhur një limuzinë në një pikë makinash afër Subbiano, ku e kishin shkatërruar atë duke i marrë bakrin.
Agjentët u kërkuan të hapnin dyert e pasme, por pasagjeri dhe shoferi u përgjigjën se ishte e pamundur.
Përgjigjja e dhënë nga ana e shqiptarëve ka bërë që policia të dyshonte dhe ka hapur dyert e kamionit.
Por shqiptarët dolën blof, pasi kamerat e sigurisë ku ata kishin vjedhur sasinë e madhe të bakrit kanë filmuar gjithçka.
“Në bazë të elementëve hetues të mbledhur, bëjmë të ditur se janë arrestuar shtetasit shqiptarë R. L 38-vjeç dhe R.F 33- vjeç. Ata janë dërguar në burg, ku prite të merret dhe masa e sigurisë për ta”, thuhet në njoftimin e policisë. TIRANA TODAY