Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Video/Tahiri ‘ngujohet’ në shtëpi, befason me deklaratën avokati i tij

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri
Foto+Video/ “Ik q*** ore…”, Alket Rizai ofendime dhe kërcënime gjyqtarit grek

Update/ Saimir Tahiri doli këtë të martë para Gjykatës për Krimet e Rënda, për verifikimin e masës së sigurisë. Gjykata konfirmoi masën arrest shtëpie të dhënë të shtunën.

Krimet e Rënda rrëzuan kërkesën e palës mbrojtëse, që kërkoi shfuqizimin e këtij vendimi. Pas seancës që zgjati rreth 2 orë e gjysmë, avokati i ish-Ministrit, Maks Haxhia tha jashtë ambienteve të gjykatës se “me gjithë materialin e prokurorisë nuk kishte asnjë provë të re që të tregonin implikimin e Tahirit në kryerjen e ndonjë vepre penale”.

Haxhia e konsideroi ektreme masën arrest në shtëpi dhe tha se do ta apelojnë këtë vendim.

Ndërkohë gjatë seancës, prokurori Besim Hajdarmataj mësohet të jetë shprehur se organi i akuzës ka dyshime të bazuara në prova se Habilajt janë ndihmuar nga Tahiri në trafik narkotikësh.

Ndërsa avokati i Tahirit, Maks Haxhia e cilësoi vendim të pabazuar masën e sigurisë arrest shtëpie, pasi sipas tij, nuk ekziston nevoja e sigurimit.

Video/ “Nuk kam aftësi të prish…”, habit Tahiri në gjykatë. Përplaset me Hajdarmatajn

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është përballur sot me drejtësinë për masën e arrestit. Të shtunën Gjykata vendosi arrest shtëpie me akuzën e trafikut të narkotikëve dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë.Në fjalën e tij, Saimir Tahiri ironizoi masën e dhënë. “Ju keni thënë për mua arrest shtëpiak po për mua është njësoj si arrest shtëpiak e si arrest me burg”, mësohet të ketë thënë ish ministri i Brendshëm.

Ai kundërshtoi argumentimet në vendimin e zbardhur të gjyqtares Liliana Baku. “Ju argumentoni se unë kam aftësi të prish e dëmtoj provat, kjo nuk është e vërtetë dhe është e pamundur. Këtë argumentim e keni dhënë dhe më herët në vendimin kur shpallët bllokimin e pasaportës. Ju po ndiqni të njëjtin kriter si kur isha deputet dhe tani qytetar i lirë. Ju thoni se ekziston rreziku i ikjes, nuk ka asnjë mundësi që unë të largohem. Gjatë kohës që më është kthyer pasaporta kam lëvizur disa herë jashtë vendit dhe jam kthyer sërish në Shqipëri. Unë mandatin e dorëzova vullnetarisht dhe jam i hapur për drejtësinë dhe për të parë drejtësinë në sy”, mësohet të ketë thënë ai.

Ndërkohë Prokurori Besim Hajdarmataj tha se janë dërguar letërporosi të reja, dy në Itali dhe një në Mal të Zi. “Na rezulton e provuar se është zhdoganuar një skaf i blere nga Orges Liperi. U ble 15 mijë euro. Na rezulton e provuar që Saimir Tahiri ka drekuar në Greqi me Artan Habilajt. Do konfirmojmë që shumë të dhëna nuk rezultojnë fare në sistemin TIMS sikurse është rasti i Moisi Habilajt”, tha Hajdarmataj.

Foto/Tahiri sapo na bëri lëmsh, shoqërohet nga policia…

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, për rivlerësimin e masës së sigurisë. Menjëherë pas kësaj, ish-Ministri i Brendshëm pritet të merret në pyetje.

Por, ajo që ka rënë në sy është fakti se mediat e prisnin ish-ministrin tek dera e hyrjes së apartamentit të tij, dhe njëherësh ai u kishte thënë se ishte në banesë, por nga ana tjetër të tjera media raportuan dhe publikuan pamjet e mbërritjes së tij i shoqëruar nga ofecerë policia në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

 Edhe pse mediat ishin në transmetim live, nuk u pa të dilte nga dera e shtëpisë. Me shumë gjasa Tahiri ka dalë nga banesa, para mbërritjes së mediave dhe në telefon u kishte komunikuar se ishte në shtëpi. 

Pala mbrojtëse ka bërë të ditur se do ta apelojë masën e arrestit të shtëpisë, e të njëjtën gjë ka paralajmëruar edhe prokuroria.Të shtunën, Gjykata vendosi të japë masën e sigurisë arrest shtëpie për ish-zyrtarin e lartë, megjithëse Prokuroria për Krimet e Rënda kishte kërkuar burg pa afat.

Mbi Tahirin rëndojnë akuzat për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Vendimin për dhënien e masës së sigurisë arrest shtëpi, gjykata e bazoi në prova të reja të servirura nga organi i akuzës.

Prova të reja, sipas hetuesve, janë letër-porositë e mbërritura nga Greqia dhe kanë të bëjnë me dyshimet se ai është takuar me një nga vëllezërit Habilaj. Një fakt i ri sipas akuzës janë dhe dëshmitë e reja të marra këto kohë në Shqipëri dhe jashtë vendit.

 

Tags: bërilëmshpoliciasaposhoqerohetTahiri

TË LIDHURA

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë
Aktualitet

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë

22:36 | 01/12/2025
Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën
Politikë

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën

22:15 | 01/12/2025
Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur
Aktualitet

Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

21:50 | 01/12/2025
Next Post
Ambasada në Jerusalem/Izraeli vret palestinezët, SHBA buzëqesh me selfie

Ambasada në Jerusalem/Izraeli vret palestinezët, SHBA buzëqesh me selfie

Ndërron jetë nëna e aktores së njohur

Ndërron jetë nëna e aktores së njohur

Tradhtoi burrin me mikun e shtëpisë, gruaja braktis burrin dhe fëmijët (historia)

Tradhtoi burrin me mikun e shtëpisë, gruaja braktis burrin dhe fëmijët (historia)







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025




TË FUNDIT

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë
Aktualitet

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë

by mirseda
22:36 | 01/12/2025
0

Një aksident ka ndodhur në aksin Mbreshtan-Pashalli. Një mjet, tip Xhip Kamionçinë, me tarha AA 488 EK,...

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën

22:15 | 01/12/2025
Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

21:50 | 01/12/2025
Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve

Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve

21:21 | 01/12/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com