Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Video/Sot priten rekomandimet, por ç’thotë BE për Tahirin

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Video/Sot priten rekomandimet, por ç’thotë BE për Tahirin

Sot rreth orës 15:30 minuta, shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, do të prezantojë zyrtarisht para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian në Strasburg progres-raportin për vendet që duan të bëhen pjesë e Unionit, përfshi këtu edhe Shqipërinë.

 Sapo Mogherini të ketë mbaruar me prezantimin e raportit duke dhënë edhe rekomandimin për çeljen e negociatave me Shqipërinë, përfaqësuesja e saj në Tiranë, ambasadorja Romana Vlahutin, do të niset t’i dorëzojë raportin e printuar krerëve te tre institucioneve kryesore në vend, duke nisur me Edi Ramën në selinë e Kryeministrisë, ku pritet të mbërrijë rreth orës 16:30. Më pas Vlahutin do të pritet nga Presidenti Meta rreth orës 17:30, ndërsa rreth gjysmë ore më pas do të paraqitet pranë Kryesisë së Kuvendit, për t’i dorëzuar progres-raportin kryeparlamentarit Ruçi.

Ndërkohë, gjatë pasdites së sotme pritet të mbërrijë në Tiranë vetë kryediplomatja e BE, Mogherini, që do të darkojë në shoqërinë e Kryeministrit Rama. Takimet zyrtare do t’i nisë të mërkurën paradite duke filluar pikërisht me kreun e Qeverisë, me të cilin do të dalë edhe në një konferencë për shtyp rreth orës 11:00.

Më pas shefja e Politikës së Jashtme të Unionit do të pritet nga Presidenti Meta, ndërsa në axhendën e saj është edhe një takim me opozitën. Top Channel ka mësuar se Federica Mogherini do të takohet të mërkurën me kryedemokratin Basha, ku prezente do të jetë edhe kryetarja e LSI-së, Kryemadhi.

Tashmë që rekomandimi për hapjen e negociatave është i sigurt, Tirana zyrtare po lobon që çelja e tyre të nisë në qershor. Nga mazhoranca bëjnë me dije se e vetmja pikëpyetje vjen nga Gjermania, për shkak të procedurave të veçanta të Bundestagut që deri atëherë ka në axhendë vetëm 4 seanca plenare. Nëse qoftë se edhe një prej vendeve anëtare nuk do arrijë të japin OK-in brenda qershorit, ulja e Shqipërisë në tryezën e negociatave pritet të shtyhet për në muajin dhjetor./Top Channel/

Tags: ç’thotëpritenrekomandimetShqipërinësotTahirin

TË LIDHURA

Situata me rrugët, Rama nga Portugalia: I njëjti fenomen, opozita ta çojë në SPAK
Politikë

Situata me rrugët, Rama nga Portugalia: I njëjti fenomen, opozita ta çojë në SPAK

18:26 | 25/02/2026
Shembje në aksin Skrapar-Përmet, asfalti “zbret” mbi një metër poshtë
Aktualitet

Shembje në aksin Skrapar-Përmet, asfalti “zbret” mbi një metër poshtë

18:10 | 25/02/2026
E rëndë në Durrës/ Foshnja humbi jetën pak orë pas lindjes, e pëson mjeku
Aktualitet

E rëndë në Durrës/ Foshnja humbi jetën pak orë pas lindjes, e pëson mjeku

17:48 | 25/02/2026
Next Post
E frikshme/Shtëpia shembet në pak sekonda; Arsyeja, befasuese (Video)

E frikshme/Shtëpia shembet në pak sekonda; Arsyeja, befasuese (Video)

(Video) 12-vjeçarja hidhet nga pallati për t’i shpëtuar …

(Video) 12-vjeçarja hidhet nga pallati për t’i shpëtuar ...

Njihuni me “gangsterin e Prishtinës”, që mbrojti me grushte shkollat shqiptare

Njihuni me “gangsterin e Prishtinës”, që mbrojti me grushte shkollat shqiptare







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

“S’të lë të divorcohesh nga im bir”/ Vjehrri sulmon nusen me hanxhar, 10 goditje në kokë e dorë
Bota

“S’të lë të divorcohesh nga im bir”/ Vjehrri sulmon nusen me hanxhar, 10 goditje në kokë e dorë

by mirseda
18:45 | 25/02/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 85-vjeçar ka goditur me hanxhar nusen e...

Situata me rrugët, Rama nga Portugalia: I njëjti fenomen, opozita ta çojë në SPAK

Situata me rrugët, Rama nga Portugalia: I njëjti fenomen, opozita ta çojë në SPAK

18:26 | 25/02/2026
Shembje në aksin Skrapar-Përmet, asfalti “zbret” mbi një metër poshtë

Shembje në aksin Skrapar-Përmet, asfalti “zbret” mbi një metër poshtë

18:10 | 25/02/2026
E rëndë në Durrës/ Foshnja humbi jetën pak orë pas lindjes, e pëson mjeku

E rëndë në Durrës/ Foshnja humbi jetën pak orë pas lindjes, e pëson mjeku

17:48 | 25/02/2026
Aksident në Korçë, “Benz”-i përplas këmbësoren në vijat e bardha; e moshuara në spital.

Aksident në Korçë, “Benz”-i përplas këmbësoren në vijat e bardha; e moshuara në spital.

17:13 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com