Një ngjarje e frikshme por dhe e pazakonte ka ndodhur Indi. Një ndërtesë e vjetër e cila shërbente si shtëpi për një familje është shembur në pak sekonda, arsyeja nuk është as termet as erërat e forta as rrëshqitja e dheut por mijtë, po po e dëgjuat mirë, arsyeja është se mijtë i kishin gërryer tërësisht themelet.
Të strehuar për shumë vite në themelet e kësaj shtëpie, ata kanë brejtur themelet e saj.
Në momentin e shembjes së shtëpisë fatmirësisht pronari dhe 8 anëtarët e familjes arritën të largoheshin në kohë pasi e kishin vënë re që shtëpia ishte e pasiguritë.
Shtëpia në fjalë ndodhej në afërsi të tempullit Mankameshëar në Agra, India.