Gjatë mbrëmjes së shkuar, Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar aksionin për kontrollin e drejtuesve të mjeteve.
Një patrullë policësh, që qëndronte pranë Muzeut Historik Kombëtar, i hoqi lejen e drejtimi të mjetit një shoferi.
Siç duket edhe në videon e shpërndarë nga policia, shoferi rezulton se kishte konsumuar alkool mbi normën e lejuar, 0.24 mg/l.
Polici e ka ftuar shoferin të mos lëvizë nga mjeti deri në përfundim të procedurave përkatëse, ndërsa e njohu edhe me masën e bllokimit të lejes së drejtimit.