Policia greke ka goditur një grup kriminal qe trafikonte drogë në Romëve dhe në Menidi. Një muaj më parë oficerët e policisë kishin prangosur 24 anëtarë të bandës, dhe kishin gjetur sasi të konsiderueshme, drogë, armë dhe 93,000 euro.
Duke vazhduar hetimet , ata kishin gjetur 1 kg kokainë të groposur në oborrin e shtëpisë së shqiptari në Marousi. Sipas policisë, gjatë këtij aksioni është arrestuat shqiptari i cili dyshohet të jetë edhe kreu i bandës.
Bashkëshortja e tij 48 vjeçe u vu në pranga. Gjithashtu u arrestuan edhe 2 persona të tjerë nga efektivët e policisë së Atikës. Grupi akuzohet së fundi se ka realizuar 11 vjedhje banesash dhe personash dhe 7 vjedhje makinash. Makinat e vjedhura ata i përdornin në aktivitete kriminale.
Burimi: EPT
Përshtati: Tirana Today