Karabinieri ka goditur një bandë shqiptarë, e cila është e akuzuar për 29 vjedhje. Ajo e kishte bazën e saj në disa provinca në Milano, në krahinat krahinat e Monzës, Briancës, Bergamos, Brescia, Lodi dhe Varese, raporton mbnews.it.
Në pranga kanë rënë 7 shqiptarë të moshës 20 deri në 26 vjeç, pasi ata janë përgjegjës për vjedhje dhe trafikimin e drogës.
Hetimet kund tyre kishin nisur që në janar. Tashmë ata ndodhen në paraburgim, ku dhe janë në pritje të marrjes së masës së dënimit për veprat penale për të cilat janë akuzuar.