Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Video/Shkatërrohet grupi kriminal, 16 persona në pranga

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Video/Shkatërrohet grupi kriminal, 16 persona në pranga

Policia ka goditur  grupin kriminal me 16 anëtarë në disa qytete. Ata falsifikonin  dokumente dhe favorizonin migracionin e paligjshëm. Ky aksion është ndërmarrë në kuadër  të operacioni “Forca e Ligjit”.

Lajmi është bëri i ditur nga drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier  Albert NUSHI, së bashku me zëvendësdrejtorin Andon Marko dhe Shefin e Sektorit të Krimit Ekonomik Baki Musaku në konferencë për mediat. Këta persona mashtonin qytetarët e Fieri, Vlorës, Korces duke iu marrë para nga 200-12 mijë paundë, ndërsa si këmbim pajiseshim me dokumente false. 

Njoftimi i policisë

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, Drejtoria Vendore e Policisë Fier në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, gjatë ditës së sotme kanë realizuar goditjen e një tjeter grupi kriminal me 16 anetarë në fushën e falsifikimit dhe favorizimit të emigracionit të paligjshëm.

Mbi bazën e materialeve të referuara nga Strukturat për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, regjistroi procedimin penal në vitin 2017, për veprat penale “Falsifikimit te dokumentave”, “Falsifikimi i monedhave”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” në ngarkim të disa personave të dyshuar për këto vepra penale.

Pas një hetimi disa mujor të kryer nga strukturat e Task Forcës në Drejtorinë Vendore të Policisë dhe Prokurorisë Fier, nëpërmjet përdorimit të metodave speciale të hetimit, në bashkëpunim dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u bë i mundur të finalizohet me sukses operacionin policor i koduar “PAGESA E FUNDIT”.

Në përfundim të këtij operacioni, i cili u krye në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Korçë, Vlorë e Berat, si rezultat i masave të shpejta operacionale policore e proceduriale të kryer nga strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin DPPSH, duke bashkëpunuar me Prokurorine e rrethit u bë i mundur arrestimi i shtetasve dhe ekzekutimi i urdhërave të lëshuara nga Gjykata:

– Jetnor Hoxhaj, 42 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori”, Fier.

– Eris Koliçi, 28 vjeç, banues në lagjen “Sheq Madh”, Fier.

– Xhevahir Myrtaj, 53 vjeç, banues në lagjen “Liri”, Fier.

– Artan Haxhiu, 33 vjeç, banues në lagjen “Mborostar Ura” Fier.

– Kostaq  Papa, 31 vjeç, banues në Lagjen nr. 1, Sarandë.

– Enton Lahollari, 37 vjeç, banues në Lagjen Nr. 5, Pogradec.

– Artan Hasani, 48 vjeç, banues në rrugën e Qelqit, Tiranë.

– Barjam Hoxha, 57 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale të mashtrimit.Në kuadër të këtij operacioni, po hetohen në gjendje të lirë me masën e sigurimit “Detyrim paraqitje” shtetasit:

– A.H, 62 vjeç, banues në Fier.

– A.N, banues në Fier.

– I.S, 48 vjeç, banues nëTiranë.

– D.S, 32 vjeç banues në Durrës.

– P.B, banues në Fier

– I.G, banues në Fier

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

– S.P, 41 vjeç, banues në Fier.

– V.Gj, 65 vjeç, banues në Korçë.

Shtetasit S.P, Jetnor Hoxhaj, Eris Koliçi, A.H, Xhevair Myrtaj, Artan Haxhiu dhe A.N, të gjithë banues në qytetin e Fierit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prej vitit 2017, ushtronin aktivitetin kriminal në fushën e falsifikimit të monedhave, falsifikimit të dokumentave shkollorë, dokumentave të gjendjes civile, të pasaportave, dokumentave të emigrimit dhe të qëndrimit në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, Kanada, Mbretëri e Bashkuar, Irlandë etj.

Keta shtetas u merrnin pororsi për pajisjen me dokumenta te falsifikuar, personave të ndryshëm me banim në Fier, Lushnje, Mallkastër, nga Qarku i Beratit, Korçës, Vlorës, kundrejt pagesave që varionin nga 600 Euro deri 12,000 Paund.

Porositë mereshin për të nxjerrë dokumente shkollor, pasaporta, leje qendrimi, leje drejtimi, qarkullim të monedhave të falsifikuara, dokumente të falsifikuara për në vende të ndryshme të Bashkimit Europian.

Shtetasi S.P. dhe Jetnor Hoxhaj pasi i merrnin këto porosi, nëpërmjet shtetasve Eris Kolici dhe A.H, i dërgonin me automjete të ndryshme të transportit të udhëtarëve si furgona, taksi, autobuza për në Tirane te shtetasi Artan Hasani, i cili merrej me prodhimin e tyre.

Dy-tre ditë pasi prodhoheshin këto dokumenta në Tiranë, shtetasi Artan Hasani i niste në të njejtën rrugë për në Fier, ku dilnin dhe i prisnin shtetasit Eris Kolici dhe A.H, të cilët sipas porosive të shtetasit S.P. dhe Jetnorit ua shpërndanin personave që kishin porositur.

Në lidhje me këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Fier, në datën 10 mars 2018 ka dhënë masën e sigurimit “Arrest me burg” dhe “Detyrim paraqitje” pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” , “Falsifikimi i monedhave”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” të parashikuar nga nenet 186/2, 183/2 dhe 189/2 të Kodit Penal.

Për të gjithë shtetasit e mësipërm ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.Po gjatë operacionit janë sekuestruar prova të shumta materiale, të cilat për arsye hetimi nuk i bëjmë me dije.

Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij grupi.

Tags: 16GrupikriminalprangashkaterrohetVideo

TË LIDHURA

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë
Aktualitet

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj
Aktualitet

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek
Politikë

“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek

20:16 | 17/01/2026
Next Post
Dalipi e nis me këmbë të mbarë, Skënderbeu s’e diskuton Lushnjën (Video)

Dalipi e nis me këmbë të mbarë, Skënderbeu s’e diskuton Lushnjën (Video)

Greqia e “mbaruar” paralajmëron luftë me Turqinë

Greqia e “mbaruar” paralajmëron luftë me Turqinë

Video/Harrojeni Baillyn, tek Chelsea u shënua autogoli më qesharak që keni parë

Video/Harrojeni Baillyn, tek Chelsea u shënua autogoli më qesharak që keni parë







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com