Rita Ora, ka qenë pjesë e një prej emisioneve më të ndjekura në SHBA.Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka folur në këtë emision për jetën e saj private dhe sidomos për familjen.
“Kosova është një vend i vogël me dy milionë banorë në Evropën Lindore. Unë jam larguar drejt Anglisë kur kam qenë një vjeçe dhe prindërit e mi nuk flisnin anglisht atë kohë. Ata krijuan jetë të re për ne”, tregon Rita teksa përshkruan Kosovën.
Ajo cilëson nënën e saj si një heroinë. “Ajo është heroinë për mua. Ishte diagnostifikuar me kancer të gjirit, por është mirë. Ajo studioi më pas psikiatri dhe mësoi mirë gjuhën anglze”, theksoi ajo.