Kanë kaluar disa ditë që nga performanca e saj në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, e megjithatë duket se Rita Ora është bërë nostalgjike.
Krah videos Rita shkruan: “Kosovë ishte e paharrueshme dhe jam mirënjohëse që performova në shtëpi. Faleminderit të gjithve dhe iu vlerësoj pa masë”.
Në videon e publikuar Rita ka bërë bashkë momentet e takimit me familjen, takimin me kryeministrin Haradinaj, vallen e Shotës në skenë si dhe momentet e tjera emocionuese.