Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një takim në Dropull me banorë të zonës, ku njëri prej tyre ka shprehur disa shqetësime.
Qytetari i ka thënë Ramës, se kanë arrestuar ish-ministër për show, duke e pasur fjalën për Spiro Kserën.
Rama tha që ka respekt për Kserën dhe i erdhi keq që e përmendi, për përsëri u shpreh se problemet e tij me tendarat nuk ja zgjidh dot ai.
Pjesë nga debati
Rama: Më shikoni shumë shpesh në televizor, edhe në frigorifer ka mundësi. Unë nuk dua zgjas shumë fjalën, ju jap fjalën ju të shprehni shqetësimet tuaja.
Qytetari: Nuk flas as për drogën as për korrupsion, as për ministra dhe ish-ministra të Brendshëm. Nga ana e qeverisë është mohuar dhe nga përfaqësuesit tuaj të Partisë Socialiste, por është mohuar Bashkia e Dropullit.
Na kanë denigruar përfaqësuesit tuaj të PS, takimet janë bërë edhe me ministrin e jashtëm, edhe me ministren e kulturës, Arqile Deçka është gjetje gjuhe mes Spiro Kserës dhe Vangjel Tavos. E keni bërë antidropullizëm e të shikohen të gjithë sikur janë Vangjel Tavo, të pushohen 50 dropullitë në Gjirokastrës është e papranueshme.
Rama: Zgjedhjet do të vijnë e do kesh kohë të bësh fushatë kundër PS në zgjedhje, tani më bëj pyetjet
Dropulliti: Këshillat të mos jenë këshilla të bukurisë por të jenë që të nxjerrin mendime për popullin, në meritokraci të jetë ai që të vendosë. Disa herë për të sfumuar kuqezitë, për të hequr nga tepsia PDIU shumë mirë ke bërë
Rama; Po ku e gjete PDIU? Apo je i LSI vetë?
Dropulliti: Jo jam demokrat
Rama; Si je provokuar ti nga nacionalizmi im
Dropulliti; Nacionalizmin e kishe për të larguar vëmendjen nga problemet
Rama; Po çfarë fjale më ka provokuar?
Dropulliti: Po që të zgjerohemi deri atje ku e ke thënë, nuk është provokim
Rama; Mos e ka thënë qirje Saliu këtë?
Dropulliti; Arrestimi flagrant i një ministri, para fëmijëve të tij te dera e shtëpisë? A ishte provokim, drejtësia nuk mund të arrestonte një ish ministër për show.
Rama; Respekte që na ke nderuar dhe ky është shembull që takimet janë të hapura dhe kushdo mund të vijë e të bëjë propagandë këtu. Së pari qeveria nuk arreston njerëz, i bën prokuroria ato. Unë Spiro Kseren nuk e kam takuar, por kam pasur raportit shume te mire, dhe i jap dorën kudo qe ta takoj, por problemet e tij me tenderat i zgjidh prokuroria, nuk i zgjidh unë.