Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Belgjika publikon listën e Botërorit, mbetet jashtë ylli i Romës

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Belgjika publikon listën e Botërorit, mbetet jashtë ylli i Romës

Belgjika ka publikuar listën e 28 lojtarëve të cilët janë përzgjedhur nga trajneri Roberto Martinez, ku bie në sy një mungesë e madhe e mesfushorit të Romës, Radja Nainggolan. 30-vjeçari është një ndër lojtarët kryesorë të Romës dhe me kombëtaren ka dhënë maksimumin, por nuk ka mjaftuar për të bindur drejtuesit.Martinez është këmbëngulës, vendimi për të është thjesht taktik dhe shpresat e Nainggolan për të përfaqësuar vendin e tij në Rusi marrin fund. Në fakt, shpresat e tij u rritën disi, kur u ftua për miqësorët kundër Meksikës dhe Japonisë, në nëntor, dhe ndaj Arabisë Saudite, në mars.

“Para së gjithash, të gjithë e dimë që Radja është një lojtar i nivelit të lartë, nuk ka dyshim në lidhje me këtë, – tha trajneri i Belgjikës në një konferencë shtypi. – Kjo zgjedhje është vetëm për arsye taktike. Gjatë dy viteve të fundit, ekipi ka punuar në një mënyrë sulmuese, në një mënyrë shumë specifike.Në rastin e Radja, ne të gjithë e dimë se ka një rol shumë të rëndësishëm në nivelin e klubit, por nuk mendoj se mund t’ia japim këtë rol edhe në ekipin kombëtar. Kam udhëtuar dje për ta parë atë me Romën dhe kemi pasur një bisedë shumë të mirë. Vendimi nuk është i lehtë, e kuptoj se sa popullor është lojtari, por ne duhet të krijojmë ekipin sa më fitues të mundshëm. Është thjesht një vendim taktik”.

Trajneri Martinez ka emëruar një skuadër të përkohshme me 28 lojtarë për turneun, çka do të thotë se ka vend për momentin edhe për Christian Benteke dhe Nacer Chadli, pavarësisht sezoneve zhgënjyese në Premier League, me Crystal Palace dhe West Brom, respektivisht. Michy Batshuayi është përfshirë, gjithashtu, pavarësisht se vuan një dëmtim të pësuar në fund të sezonit, gjatë ndeshjes për Borussia Dortmund, në prill. Belgjika futet në Botërorin e Rusisë si një nga favoritët.Ja lista me 28 lojtarë e Belgjikës, që do të reduktohet në 23 emra, përfundimisht:

Portierë: Koen Casteels (Wolfsburg), Thibaut Courtois (Chelsea), Simon Mignolet (Liverpool), Matz Sels (Newcastle)

Mbrojtës:  Toby Alderweireld (Tottenham), Dedryck Boyata (Celtic), Laurent Ciman (Los Angeles FC), Christian Kabasele (Watford), Vincent Kompany (Manchester City), Jordan Lukaku (Lazio), Thomas Meunier (Paris Saint-Germain), Thomas Vermaelen (Barcelona), Jan Vertonghen (Tottenham);

Mesfushorë: Nacer Chadli (West Brom), Kevin De Bruyne (Manchester City), Mousa Dembele (Tottenham), Leander Dendoncker (Anderlecht), Marouane Fellaini (Manchester United), Youri Tielemans (Monaco), Axel Witsel (Tianjin Quanjian);

Sulmues: Michy Batshuayi (Chelsea), Christian Benteke (Crystal Palace), Yannick Carrasco (Dalian Yifang), Eden Hazard (Chelsea), Thorgan Hazard (Borussia Monchengladbach), Adnan Januzaj (Real Sociedad), Romelu Lukaku (Manchester United), Dries Mertens (Napoli).

Tags: belgjikaBotëroritjashtëlistënmbetetpublikonRomësylli

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid
Sport

Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid

21:09 | 03/03/2026
Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë
Sport

Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë

18:51 | 26/02/2026
Next Post
Video/Mundje, këngë e valle, lojërat dasmore kthehen në aktivitete

Video/Mundje, këngë e valle, lojërat dasmore kthehen në aktivitete

Grabit pikën e basteve me pistoletë lodër

Grabit pikën e basteve me pistoletë lodër

Egzon Binaku “blerja” e re e Panuccit në kombëtare (Video)

Egzon Binaku “blerja” e re e Panuccit në kombëtare (Video)







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë
Aktualitet

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë

by mirseda
22:31 | 08/03/2026
0

Projekti turistik “Blue Borgo” në Velipojë vijon të shoqërohet me debate dhe pikëpyetje, pavarësisht deklaratave të kompanisë...

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

22:46 | 07/03/2026
Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com