Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Video/“Po na del shpirti”, me 5 minuta dëshmi kuksiani tronditi gjyqtarët

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Video/“Po na del shpirti”, me 5 minuta dëshmi kuksiani tronditi gjyqtarët

 Update/  Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një tjetër dëshmi nga gjyqi me dyer të mbyllura ku pritet të caktohet masa e sigurisë për 23 protestuesit e ndaluar pas protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit. Në rrjetin social “Facebook”, kryedemokrati shkruan: 

Shqiperia e vertete ne 5 minutat e deshmise se kuksianit Lulzim Popa!

Eshte populli kunder dhunes se grabitjes dhe krimit me te cilin sundon Edi Rama!

“Ne i gjithë populli kuksian, laçian, tropojan, kosovarë, i gjithë populli shqiptar kemi dalë për të mbrojtur “Rrugën e Kombit”. Ajo është rruga e shqiptarëve. Është rruga jonë dhe ne nuk kemi vënë barrierë atje. Barrierën e vuri shteti atje. Na vuri taksa e tatime që nuk i përballojmë dot. Këtu duhet të jenë njerëz të tjerë, jo ne. Duhet të jenë ata që na kanë provokuar me taksa e tatime. Po na del shpirti s’kemi ku me shku më tepër. Mënyra se si na kanë marrë. Nuk na kanë marrë si qytetarë shqiptarë. Kam katër fëmijë dhe kurrë në jetën time ndonjë proçes kriminal. Ne jemi marrë si kriminelë. Kanë ardhur, kanë thyer dyert në mënyrën më çnjerëzore, të maskuar, me nusen e djalit aty shtatzënë. Mënyra se si kanë hyrë, kishim frikë se do të kalonte në diçka tjetër… Po ata që kanë pas pleq e fëmijë? Ne nuk jemi kriminelë. Është e drejta jonë që na takon. Këta po na mbështesin. Në vendin tonë duhet të jenë ata që na kanë sjellë këtu. Jam invalid, sakat dhe nuk kam patur mundësi ilaçet me m’i sjellë. Ne kemi ra pre’ e provokimit. Nëse mua më gjendet një fakt se kam godit ndonjë polic, unë të gjithëve ua heq borxhin. Këto janë motivuar vetëm politikisht. Vetëm sepse jemi kuksian. Sa të kem jetë, do të dal aty të protestoj për të drejtat që na takojnë ne. Kam lënë katër fëmijë atje të shqetësuar. Jam prind, nuk jam kriminel. Kanë ardhur pa asnjë lloj mandati dhe na kanë bërë paçavure, sikur mos me qenë shqiptarë. Edhe Millosheviçi në Serbi nuk ua ka bërë kosovarëve. (I drejtohet trupit gjykues) Këto janë edhe të drejtat tuaja, jo vetëm tonat. Vetëm me shku te tuneli duhen 10 euro, ai 10 euro nuk i ka në xhep. Çfarë është kjo taksë? Do me na marrë frymën? Do tepsinë, merre tepsinë. Do timonin, merre timonin. Tepsia dikur derdhet, timoni mund të marojë krejt. Po na provokon aty ku s’mban më për popullin shqiptar. Këta nuk janë kriminelë. Janë të gjithë familjarë, bijë nënash e baballarësh”, është shprehur Lulzim Popa.

 Video/“S’ka me ngrënë, as thesin e miellit”, avokati i protestuesve: I mbroj pa asnjë lek

 Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar dëshmi nga gjyqi me dyer të mbyllura ku pritet të caktohet masa e sigurisë për 23 protestuesit e ndaluar pas protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit.“Florin Onuzi me 3 fëmijë të vegjël, pa asnjë të ardhur.  Avokati dëshmon se ka patur terror ndaj fëmijëve gjatë arrestimit. Florini protestoi për fëmijët e tij. Tani s’ka askënd kush kujdeset për fëmijët.

Audio e avokatit te Florin Onuzit.

‘Ka dalë se s’ka me ngrënë, as thesin e miellit. Po e them para gjykatës këtu. Nga këta klientë që unë përfaqësoj unë jam vullnetar që t’i mbroj pa asnjë interes, dhe pa asnjë lek. Sepse këta nuk kanë bukë. Sepse unë kam parë një padrejtësi. Nuk flas të mbush xhepin me lek. Flas kështu sepse shoh padrejtësi. Kjo padrejtësi duhet të vihet në vend nga trupi gjykues. Ndalimi është i paligjshëm’, shkroi Basha në një postim në Facebook.

  Video/Basha u shtrin dorën deputetëve të PS-së: Mos lejoni të droguarin…
 
 E ndërsa po vijon seanca për dhënien e masës së sigurisë ndaj 23 kuksianëve të ndaluar, pasi protestuan te Rruga e Kombit, kundër taksës, kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sërish me anë të një statusi në ‘Facebook’, ku shkruan:

Protesta e Kukesit nxorri fytyten e vertete te nje regjimi kriminal qe qendron ne pushtet permes manipulimit dhe forces. Sot eshte e qarte se Edi Rama ka privatizuar shtetin dhe kontrollon te gjitha pushtetet policinë, prokurorine, gjykatat.

Fasada ka rene. Propaganda ka rene.

Tani te gjithe shohin lakuriq nje regjim privat kriminal që nuk ka lidhje me demokracinë, me shtetin ligjor me vlerat europiane. Ka katër ditë që qeveria, policia, prokuroria dhe sot gjykata po dhunojnë dhe shkelin të drejtat e qytetarëve të pambrojtur vetëm pse ngritën zërin kundër qeverisë.

Sot po bëhet gjykimi i tyre sikur të ishin organziatë mafioze, me dyer të mbyllura dhe nën masa policore qe tregojne frikene eEdi Rames nga populli. Sot deputetët e opozites janë ndaluar me dhunë të hyjnë në sallën e gjyqit, sikur të ishin kriminelë.

Akti i fundit i degradimit te çdo pushteti eshte kur kthehen kunder popullit te tyre. Sot të gjithë po kuptojnë që një regjim që mbështetet mbi drogën dhe krimin prodhin dhunë dhe perplasje.

Sic e pa cdo shqiptar para pak ditesh, Edi Rama ka humbur cdo kontroll nën efektin e subtancave qe merr.

Prandaj ju bëj thirrje te gjithe shqiptareve dhe atyre deputetëve të ndershëm socialistë, që të marrin situatën në dorë dhe të mos lejojnë një aventurier te droguar që ka humbur kontrollin të krijojë përplasje me njerëzit dhe ta coje vendin drejt nje spiraleje dhune per interesat e pasurise dhe pushtetit te tij e te krimineleve qe e rrethojne.

 Tensionet në gjykatë/Basha: Kjo është fytyra e krimit, Rama i mbron

Në sallën e gjyqit ku do të jepet masa e sigurisë për 23 të arrestuarit e Rrugës së Kombit tentuan të futen edhe disa deputetë të PD, por që nuk janë lejuar nga policia.Edmond Spaho u shpreh për mediat se policia ka dhunuar deputetët dhe nuk i ka lejuar të futen në sallën e gjyqit. Ai është shfaqur edhe i gjakosur në faqe.

Lidhur me këtë situatë ka reagur kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili shkruan: 

Shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Edi Ramës. Shqiptarët po kuptojnë se policia, prokuroria dhe drejtësia politike janë në duart e grupit kriminal që ka kapur të gjitha pushtetet në vend. Sot shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të drejtësisë së Edi Ramës: kriminelët dhe mafia mbrohet, kurse populli trajtohet sikur të ishte kriminel.

Tags: bashaështëfytyrakrimitmbronrama

TË LIDHURA

Ndërtimet te rruga e “Kosovarëve” revoltojnë banorët
Aktualitet

Ndërtimet te rruga e “Kosovarëve” revoltojnë banorët

16:13 | 04/11/2025
Shisnin armë dhe drogë, arrestohen katër persona në Elbasan, dy të shpallur në kërkim
Aktualitet

Shisnin armë dhe drogë, arrestohen katër persona në Elbasan, dy të shpallur në kërkim

16:11 | 04/11/2025
Rama pas publikimit të progres-raportit të BE-së: Po, ia dolëm! Dhe do të bëjmë gjithçka…
Politikë

Rama pas publikimit të progres-raportit të BE-së: Po, ia dolëm! Dhe do të bëjmë gjithçka…

15:20 | 04/11/2025
Next Post
“Ranishtja 4”, në pranga dhe një nga përfituesit e tokave

“Ranishtja 4”, në pranga dhe një nga përfituesit e tokave

U gjakos sot në Gjykatë, Spaho nxjerr dëshmitë tronditëse

U gjakos sot në Gjykatë, Spaho nxjerr dëshmitë tronditëse

Zyrtarja e BE-së përplas ‘kokë më kokë’ Kosovën me Serbinë

Zyrtarja e BE-së përplas 'kokë më kokë' Kosovën me Serbinë







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025




TË FUNDIT

Sinjal nga Alaudini dhe Jonida? Postimi që zbulon diçka të madhe për “Big Brother VIP Kosova”!
Kosovo

Sinjal nga Alaudini dhe Jonida? Postimi që zbulon diçka të madhe për “Big Brother VIP Kosova”!

by mirseda
16:59 | 04/11/2025
0

Dy prezantuesit e “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, kanë zgjuar kureshtjen e ndjekësve...

Trump hebrenjve në Nju Jork: Mos votoni demokratin, s’ju përfaqëson!

Trump hebrenjve në Nju Jork: Mos votoni demokratin, s’ju përfaqëson!

16:57 | 04/11/2025
“Serbia rrezikon stabilitetin rajonal”, Radev: BE duhet ta trajtojë seriozisht këtë çështje!

“Serbia rrezikon stabilitetin rajonal”, Radev: BE duhet ta trajtojë seriozisht këtë çështje!

16:53 | 04/11/2025
Ndërtimet te rruga e “Kosovarëve” revoltojnë banorët

Ndërtimet te rruga e “Kosovarëve” revoltojnë banorët

16:13 | 04/11/2025
Shisnin armë dhe drogë, arrestohen katër persona në Elbasan, dy të shpallur në kërkim

Shisnin armë dhe drogë, arrestohen katër persona në Elbasan, dy të shpallur në kërkim

16:11 | 04/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com