Java e 27 në La Liga zbriti në fushë që nga fillimi i takimit edhe bomberin kuqezi Armando Sadikun, ku Levante u përball më Espanyolin. Trajneri u besoi në këtë sfidë vendin e titullarit dy afrimeve të reja Sadikut dhe Pazzinit, për të kompletuar sulmin me spanjollin Ivi.
Skuadra e Levantes ndodhet në një situatë kritike për pikët dhe fitorja në këtë sfidë është një detyrim. Në minutën e 44-t, sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, u përplas kokë më kokë me portierin e Espanjolit, Diego Lopez. Ish-portieri i Milanit, doli nga fusha me barelë dhe u transportua drejt e në spital.
Sadiku vazhdoi lojën deri në fundin e pjesës së parë, ndërsa me fillimin e të dytës, u zëvendësua nga trajneri, pasi përplasja e ka lënë me pasoja. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1.