Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Video/Mësuesja kritika Ramës: Mu prek prestigji! Kryeministri: Ndjesë për mëkatet e së enjtes!

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Video/Mësuesja kritika Ramës: Mu prek prestigji! Kryeministri: Ndjesë për mëkatet e së enjtes!

Me rastin e festës së 7 marsit, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me mësuesit.  Kryeministri u shpreh në fjalën e tij se “reforma në arsim po krijon dita ditës kushte për të pasur mësues sipas meritës, tekste sipas ambicies, mësimdhënie sipas nevojës dhe për të pasur “rilindjen” e trekëndëshit të suksesit shtet-mësues-prindër”.

“Një moment i rëndësishëm për secilin prej jush dhe të gjithë mësuesit e Shqipërisë. Ju uroj gëzuar festën e mësuesit dhe shpreh të gjithë nderimin, respektin dhe falenderimin për të gjitha ju që jeni mësuese të shquara dhe kolegët tuaj që kryejnë çdo ditë këtë mision kaq fisnik dhe të vështirë. Kisha dëshirë t’u bëja dhe një dhuratë dhe në fund vendosa t’u dhuroj një libër të Pier Paolo Pasolini. Flitet për adoleshentët, të rinjtë e pabindur, të rinjtë kokëfortë, të rinjtë që dëshirojnë të përmbysin botën dhe që përmbysjen e botës e fillojnë dhe e mbarojnë duke kundërshtuar prindërit dhe mësuesit. Në libër ka pasazhe fantastike. Në kushtet e sotme është e lehtë të marrësh me mend sa e vështirë është puna e mësuesve përballë çunakëve, të cilëve mjedisi i sotëm publik për fat të keq ju mëson shumë më tepër gjëra të gabuara se shembuj të duhur.

I kërkoj ndjesë të gjithë mësuesve, për faktin që unë dhe raca ime e politikanëve, nuk i ndihmojmë në kryerjen e misionit tuaj thelbësor, që është jo vetëm të përgatisni njerëz të ditur, por edhe të edukoni qytetarë të mirë. Akoma më keq, ju pengojmë çdo të enjte në kryerjen e misionit tuaj. Të enjten, shfaqja rrëzon të gjitha fjalët që ne mund të themi gjatë javës, në raport me virtytet, dhuntitë e mira. Sidoqoftë, duke qenë në këtë detyrë, unë kam mundësinë që në ditët e tjera të javës, përveç të enjtes, të javë të lajë me sa më shumë punë në mbështetjen tuaj mëkatet e ditës së enjte. Në raport me ju, ne kemi shumë për të bërë, detyrime sesa të drejta për të thënë se sa shumë kemi bërë. Besoj se me çdokënd prej jush që udhëhiqet nga arsyeja dhe nga faktet është e qartë që kemi bërë jo pak në funksion të krijimit të kushteve për të pasur një mjedis arsimimi dinjitoz. Reforma po krijon dita ditës kushte për të pasur mësues sipas meritës, tekste sipas ambicies, mësimdhënie sipas nevojës dhe për të pasur “rilindjen” e trekëndëshit të suksesit shtet-mësues-prindër. Ka shumë për të bërë, por jam shumë optimist. Shumë procese kanë nisur dhe po bëhen bashkë me ju”, tha Rama.

 Nga ana tjetër Rama ka vlerësuar me medalje mirënjohje disa mësuese nga rrethe të ndryshme të vendit, ku disa prej tyre ishin në prag pensioni.Por njërës prej tyre, kryeministri Rama i ngatërroi shkollën ku ushtron profesionin. Pasi ka marrë medaljen, mësuesja korçarë nuk ka ngurruar t’ia shprehë hapur se “u prek nga ky fakt”.

Mësuesja: Faleminderit për medalje, por doja të bëja një korrigjim. Unë jam mësuese në shkollën “Themistokli Gërmenji”, dhe jo në shkollën “Stavri Themeli.
Rama: S’ka gjë! Po ju nga Korça në fakt e keni pak problem këtë gjë…
Mësuesja: Jo, por sikur mu prek pak prestigji!
Rama: Të na falin të gjithë mësuesit e “Themestokli Gërmenjit” dhe atyre të “Stavri Themelit” u themi mbase vitin tjetër do jetë radha juaj.
Mësuesja: Ju falënderoj për medaljen. Mendoj se jam sot këtu falë punës sime, por edhe falë vlerësimit tuaj. TIRANA TODAY

Tags: enjteskritikakryeministrimëkatetmësuesjandjeseprekprestigjiRamës

TË LIDHURA

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha
Aktualitet

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

22:25 | 31/05/2025
Goditet për vdekje me thikë 20-vjeçarja në Londër, autori i dyshuar përfundon në spital
Aktualitet

Goditet për vdekje me thikë 20-vjeçarja në Londër, autori i dyshuar përfundon në spital

21:38 | 31/05/2025
Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu
Aktualitet

Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu

20:23 | 31/05/2025
Next Post
Video/ Pamjet tmerruese, njerëzit hidhen nga dritaret për t’i shpëtuar zjarrit

Video/ Pamjet tmerruese, njerëzit hidhen nga dritaret për t’i shpëtuar zjarrit

Coca-Cola thyen traditën 130-vjeçare, sjell pijen e parë alkoolike

Coca-Cola thyen traditën 130-vjeçare, sjell pijen e parë alkoolike

50-vjeçari nga Shijaku kanos 3 vajza, u gjente numrat e telefonit dhe…

50-vjeçari nga Shijaku kanos 3 vajza, u gjente numrat e telefonit dhe…

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com