Një burrë nga shajaku ka rënë në pranga pasi akuzohet se ka kanosur tre vajza të moshës 32, 31 dhe 28-vjeçare.
Mësohet se burri nga Shijaku i ka shqetësuar vajzat përmes telefonit dhe rrjeteve sociale. 50-vjeçari me iniciale K.K., pasi u ka gjetur numrat dhe adresat e kontaktit, i ka ofenduar rëndë ato duke përdorur fjalor banal.
Në njoftimin e policisë thuhet: Shtetasi K.K., vjeç 50 banues në Shijak, akuzohet se nëpërmjet rrjetit social dhe telefonit ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj shtetases V.H, vjeç 32, banuese në Durrës; ndaj shtetases M.L. vjeç 31, banuese në Durrës dhe ndaj shtetases K.K. vjeç 28, banuese në Shijak.