Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Video/Kalaja e Krujës, beteja e sotme për të ruajtur historinë

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Video/Kalaja e Krujës, beteja e sotme për të ruajtur historinë

Për 25 vite, Skënderbeu nga kjo kala mbrojti qytetin prej turqve. Është një nga zonat më të frekuentuara të Krujës, por shumë prej shtëpive të cilat ndodhen brenda kalasë janë në gjendje të rrënuar. Banorët thonë për Tirana Today se e kanë të vështirë t’i restaurojnë për të ruajtur gjendjen e tyre të vjetër, për këtë arsye shumë prej tyre janë të braktisura. Mungesa e investimeve po mposht lagjet e vjetra të saj.

“Kalaja e Krujës është ndërtuar në vitin 1190-1212 nga Progoni. Kalaja e ka humbur origjinalitetin sepse gjëra të vjetra ka shumë pak. Më parë kalaja ka qenë më e populluar dhe sipas legjendës së Skënderbeut thuhet se ka pasur 300 shtëpi, ku macja shkonte tjegull më tjegull, nga jugu i kalasë deri në majë. Por, kur e mbaj mend unë kanë qenë mbi 80 shtëpi, kurse tani kanë mbetur 25 familje,”-shprehet Baki Dollma.

I vendosur në lartësinë 600 metra mbi nivelin e detit, qyteti i Krujës, vetëm 32 km larg nga Tirana, është një nga qendrat më të rëndësishme historike të vendit tonë. Në çdo muaj të vitit, vizitohet nga turistë, të cilët më kërshëri kërkojnë të zbulojnë të shkuarën e asaj epoke të lavdishme. Kërkojnë në muze, në muret e larta të kalasë, në rrugët e ngushta ku pjesë të caktuara të kalasë janë të paarritshme nga parcelizimi. 

“Më pëlqejnë shumë shtëpitë prej guri, do të doja të banoja në një prej tyre. Janë shumë të bukura dhe ato duhet të restaurohen, që njerëzit të jetojnë këtu. Braktisja do t’i shkatërrojë,”-shprehet një turiste për Tirana Today.

Janë të pakët banorët të cilët lëvizin në rrugicat e shtëpive të vjetra. Trokasim në ato pak dyer të cilat nuk janë mbyllur me kyç, për të takuar ndokënd. Ismet Balla ka vite që jeton në një shtëpi pothuajse të rrënuar brenda kalasë. I menduar dhe me një cigare në dorë, na thotë se shpesh herë i trembet natyrës, pasi çka bie jashtë, hyn brenda katit të dytë të banesës. Por, si çdokush prej banorëve të tjerë, edhe ai bën thirrje për marrje masash për gjithë banesat historike.

“Janë shtëpi të vjetra, bëhet fjalë për banesa 300-400 vjeçare. E di si tha një turiste franceze, ‘Kruja është Ballkani i Ballkanit, këtu në kala njerëz të privilegjuar banojnë?’ Por, në të vërtetë këtu jetojnë njerëz fukarenj, me halle.”

“Çatitë, shtëpitë po shemben, është një mëkat i vërtetë. Këto mund të jenë një monument kulture, pasi tregojnë historinë e kësaj kalaje, janë pjesë e të shkuarës. Nuk e kuptoj se pse mund të jetë kaq problem të vihet dorë dhe të merren masa,”-thotë Shkëlzen Topçiu, banues në Krujë.

“Do të më pëlqente të ishin siç kanë qenë në të shkuarën, të ruanin anën historike. Në mënyrë që brezat e ardhshëm ta njohin të kaluarën,”-shprehet një turiste.

Shtëpitë e braktisura dhe ato të shkatërruara brenda mureve të kalasë nuk janë i vetmi problem. Kulla e Orës është një nga problemet e tjera, ku në sipërfaqe të murit ka çarje të ndryshme. Edhe pse vendimi i parë i qeverisë Rama 2 ishte shpallja e vitit 2018, si “Viti i Skënderbeut”, duket se dëmet që janë në kalanë e Krujës ende nuk do të riparohen.

“Nuk përfitoj gjë unë se është ‘Viti i Skënderbeut’, këtu në kala shteti duhet të vendosi dorë. Pasi vijnë nga shumë vende të botës, të shohin kalanë, është pasqyrë e shtetit. Thonë: ‘shih si janë lënë pas dore, duke u rrënuar shtëpitë e vjetra të kalasë’,”-përfundon Ismet Balla. TIRANA TODAY

Tags: beteja e sotmehistoriaKalaja e KrujësrrenimishtëpitëSkenderbeu

TË LIDHURA

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës
Aktualitet

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Iu dëmtuan shtëpitë e tokat nga reshjet e shiut, banorët e ish-kënetës kërkojnë zgjidhje pas përmbytjeve të përsëritura
Aktualitet

Iu dëmtuan shtëpitë e tokat nga reshjet e shiut, banorët e ish-kënetës kërkojnë zgjidhje pas përmbytjeve të përsëritura

22:10 | 02/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama
Politikë

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Next Post
Pas dy gjyqtarëve ngec në rrjetën e KPK prokurorja: Nuk justifikon dot pasurinë

Vettingu/Gjyqtarja Marçela Shehu jep llogari nesër, zbuloni pasurinë që ka deklaruar

Mavraj flet për hapësira, por harron që i tha “Jo” Shqipërisë për 5 vite

Mavraj flet për hapësira, por harron që i tha “Jo” Shqipërisë për 5 vite

Fino sulmon Gjykatën: Militantët e PD-së dhe LSI-së po i bëjnë ndere Dukës

Fino sulmon Gjykatën: Militantët e PD-së dhe LSI-së po i bëjnë ndere Dukës

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Presidenti i Kolumbisë dëbon diplomatët izraelitë
Bota

Presidenti i Kolumbisë dëbon diplomatët izraelitë

by mirseda
22:54 | 02/10/2025
0

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka njoftuar dëbimin e të gjithë delegacionit diplomatik izraelit nga vendi i...

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Iu dëmtuan shtëpitë e tokat nga reshjet e shiut, banorët e ish-kënetës kërkojnë zgjidhje pas përmbytjeve të përsëritura

Iu dëmtuan shtëpitë e tokat nga reshjet e shiut, banorët e ish-kënetës kërkojnë zgjidhje pas përmbytjeve të përsëritura

22:10 | 02/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Pësoi lëndime gjatë turneut në Amerikë, Dua Lipa i nënshtrohet kontrollit mjekësor

Pësoi lëndime gjatë turneut në Amerikë, Dua Lipa i nënshtrohet kontrollit mjekësor

21:35 | 02/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com