Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

(VIDEO+FOTO) Ja si mafia e kanabisit po pastron paratë në ndërtim. Rama: 2018, viti i fundit

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
(VIDEO+FOTO) Ja si mafia e kanabisit po pastron paratë në ndërtim. Rama: 2018, viti i fundit

Kanabisi është një industri me një vlerë disa miliarda dollarë për mafien shqiptare. Një dokumentar i televizionit gjerman “Deutsche Welle”, thekson se klima ideale, korrupsioni politik, një gjyqësor i dobët dhe varfëria e shumë-përhapur, kanë shërbyer për shndërrimin e Shqipërisë në një nga kultivueset më të mëdha të drogës në botë.

Kryeqyteti shqiptar, Tirana, ndodhet në anën tjetër të Adriatikut. Edhe pse varfëria mbetet e përhapur, këtu qyteti ka përjetuar një rritje ekonomike për disa vite. Është një bum që financohet pjesërisht nga paratë e drogës. Ndërtimi ka qenë një mënyrë e re e pastrimit të parave, duke u bërë njësh me një industri të paligjshme që vlen miliarda.

“Nga vijnë këto para? Si mundet që në një vend që është kaq i varfër, me një standard kaq të ulët të jetesës, të ekzistojë një luks i tillë? Ekonomia e nëntokës së krimit, është padyshim një faktor, që duket se mbetet shumë i rëndësishëm në Shqipëri”, rrëfen gazetari investigativ Artan Hoxha.  Artan Hoxha, është një nga gazetarët më të mirënjohur investigativë në Shqipëri. Për vite me radhë, vëmendja e tij është e fokusuar tek krimi i organizuar dhe kartelet e drogës.

“Shqipëria ka dy burime kryesore të të ardhurave, paratë që emigrantët u dërgojnë familjeve të tyre këtu, dhe paratë nga ekonomia hije, që fitohen kryesisht përmes trafiqeve”, shpjegon gazetari.  

Fuqia e mafies së kanabisit është e madhe, por kjo do të jetë së shpejti diçka që i përket së shkuarës. Të paktën kjo është ajo që thotë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai po e qeveris vendin që nga viti 2013.

“Është një luftë e vërtetë. Nuk është si prerja e barit në kopshtin tuaj. Ka momente kur jemi në avantazh ndaj krimit, dhe ka momente kur ka një kundërsulm nga kriminelët. Dhe tani kemi të gjitha arsyet për të besuar se ky vit do të shënojë fundin e kësaj historie, në kuptimin që do ta pastrojmë vendin nga kanabisi”, shprehet kryeministri Rama.

Përplasja e patë e hapur midis shtetit dhe mafies në Shqipëri, ndodhi në qershorin e vitit 2014 në Lazarat, një fshat në jug të vendit.“Kanabisi kultivohej kudo, dhe ajo që ndodhi ishte që nisëm një luftë kundër tij. Mundëm më në fund bosët e drogës në Lazarat, dhe bëmë gjithashtu transparente për publikun operacionin e policisë, të cilat ishin sekrete deri para se të vinim ne në pushtet”, shpjegon Rama.  

Kryeministri donte të jepte një shembull me këtë rast, pak përpara se BE-ja të merrte vendimin nëse Shqipëria do të lejohej apo jo të aplikonte për anëtarësim në union.

Pas një rrethimi 5-ditor, autoritetet konfiskuan më shumë se 70 tonë marijuanë, shkatërruan 133 mijë bimë, dhe kryen dhjetëra arrestime. Ky është Lazarati sot, 3 vjet pas operacionit spektakolar, të cilin qeveria e konsideroi si një goditje vendimtare kundër mafies së kanabisit.Po çfarë ka ndodhur me vendin, që zinte dikur titujt kryesorë në mediat ndërkombëtare si epiqendra e tregtisë së drogës në Evropë, dhe ku jeta e banorëve këtu varej nga kultivimi i kanabisit, siç ka qenë familja e Remi Rabit.

“Ne e dimë që kanabisi është një drogë, dhe si të gjitha drogat është diçka e keqe. Por nëse mendon për të gjitha gjërat dhe situatat, dhe historinë e këtij vendi, nuk do të na e vinit fajin neve. Pasi faji është i njerëzve, që e lanë këtë vend kështu. Ata bënë premtime se gjithçka do të shkojë mire, pas zhdukjes së kanabisit. Dhe ne ishim të lumtur, dhe po shpresonim që gjërat të shkonin më mirë, por nuk ishte kështu. Unë ndihem keq kur shoh fshatin tim në këtë gjendje. Shumë njerëz janë larguar qëkur u ndalua kultivimi i kanabisit”, tregon i riu Remi Rabi.  Katërmbëdhjetë për qind e shqiptarëve janë të papunë. Por këtu shifra është shumë më e lartë. Ata presin për ditë më të mira në lokalin në qendër të fshatit.

Ata e shohin veten si viktima, pjesë të një shfaqje të madhe qeveritare, që u vu në skenë për të qetësuar Bashkimin Evropian. Por cila është e vërteta pas mafies së kanabisit në Shqipëri, qëkur Lazarati u rrethua me forca speciale dhe snajperë?

“Unë mund t’ju them me siguri se nëse gërmoni pak me tepër, do të gjeni bosët e vërtetë të drogës. Mediat këtu bënë vetëm një shfaqje, se Lazarati është qendra e kanabisit dhe jo zonat e tjera. Por e vërteta është ndryshe”, ankohet i riu.Fakt është se prodhimi i kanabisit vazhdon pa pengesa.

Tani qeveria ka njoftuar një plan të ri veprimi, pasi u vu sërish nën presion nga BE. Ka mobilizuar më shumë policë për të zbuluar fushat me kanabis nëpër Shqipëri.

Një nga drejtuesit kryesorë të këtij operacioni është shefi i Departamentit të Hetimit të Krimit, Josif Shtëmbari.“Ne e kemi organizuar punën që nëpërmjet mbështetjes nga ajri, të zbulojmë vendet ku kultivohet kanabisi. Ne kontrollojmë zonat ku është e vështirë të mbërrihet me mjete të tjera, dhe vendet ku kanë ekzistuar probleme në të shkuarën”, thotë Shtëmbari.Policia shqiptare nisi zbatimin e një programi të monitorimit ajror, pavarësisht se burimet e saj janë shumë të kufizuara. Josif Shtëmbari dhe policia shqiptare, kanë humbur disa oficerë në luftën kundër mafies së drogës.

Ai thotë që synimi i tij personal, është të sigurojë që Shqipëria të jetë e lirë nga kanabisi. Sot ai do të udhëtojë drejt rrethit të Beratit, 70 kilometra në jug të Tiranës.

“Për shkak të hetimeve tona të viteve të shkuara, e dimë se kanabisi ka më tepër të ngjarë të kultivohet në zona të thyera malore”, shton shefi i Departamentit të Hetimit të Krimit.Si vend kandidat për në BE, Shqipëria është duke bërë gjithçka që mundet për të përballuar këtë problem. Qeveria në Tiranë dëshiron ta vërtetojë se vendi është gati të fillojë negociatat e pranimit.

“Ne ia kemi dalë të reformojmë policinë tonë. Trashëguam një polici që ishte më e moshuara dhe më pak e arsimuara në rajonin tonë, për të mos folur për Evropën. Unë e kam thënë se duhet të punojmë, për të pasur pas 8 vitesh një polici që do të performojë në një nivel mesatar me atë të BE-së”, shprehet kryeministri Rama.

Përshtati nga Deutsche Welle, Tirana Today

Tags: . ndertim2018kanabisitmafiaparatëpastronramaviti i fundit

TË LIDHURA

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

22:56 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë
Aktualitet

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025
Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime
Aktualitet

Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime

20:33 | 14/06/2025
Next Post
Qentë endacakë sulmojnë egërsisht 53-vjeçaren

Qentë endacakë sulmojnë egërsisht 53-vjeçaren

Damir Fazlliç: Basha është politikani më budalla në Ballkan

Damir Fazlliç: Basha është politikani më budalla në Ballkan

Profil/Kush është njeriu që lidhi Bashën me rusët

Profil/Kush është njeriu që lidhi Bashën me rusët

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com