Ashtu siç ishte parashikuar, dëbora është rikthyer teksa ka mbuluar të gjithë qarkun juglindor. Që prej mbrëmjes së djeshme, reshjet intensive kanë zbardhur vendin, madje trashësia e borës arrin deri në 25 cm.
E tillë është situata në fshatin turistik të Dardhës dhe në qafën e Qarrit, ndërsa në segmentin Qafë Thanë–Kapshticë bora ka arritur 8-10 cm. Akset Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë janë të kalueshme me zinxhirë.
Ndërkohë, dëbora në Pogradec ka shkaktuar probleme në qarkullim, teksa shumë automjete janë bllokuar për një kohë të gjatë në aksin Qafë Plloçë-Pogradec. Siç duket edhe në këtë video të postuar nga JOQ dëgjohen ankesat e udhëtarëve për problemin në lëvizje.