Të hënën që lamë pas ka nisur viti i ri shkollor në Belgjikë. Por disa fëmijë nuk janë lejuar që të fillojnë shkollë, pasi nuk kishin njohuri të duhura në gjuhën frënge. Kjo ka qenë edhe arsyeja e mospranimit të një vogëlushes nga Shqipëria në një shkollë në Morlanëelz. Sipas shkollës, fëmijët që kishin ndjekur kurse në qendrën Fedasil, nuk ishin integruar mirë dhe kishin shkuar në shkollë pas folur asnjë fjalë të gjuhës franceze.
Kjo është një situatë jo e leftë dhe fëmijët nuk janë pranuar në shkollë. Pra, disa fëmijë në Qendrën Fedasil në Morlanëelz, që strehon azilkërkuesit në Belgjikë, nuk janë integruar dhe kështu kanë humbur mundësinë e fillimit të vitit të ri shkollor.
Ky është edhe rasti i vogëlushes shqiptare të quajtur Brigitte, e cila u largua me një buzëqeshje në fytyrën e saj nga shkolla Roosevelt, e shoqëruar nga prindërit. Duhet thënë se në qendër, çdo gjë është planifikuar që të shkojë mirë. Shkolla është gjithashtu e rregullt dhe ajo mirëpritur fëmijët nga Fedasil për shumë vite.
Por tek e fundit fëmijët e qendrës që nuk janë pranuar do të rifillojnë kurse të cilat do të zgjasin jo më shumë se gjysmë viti në mënyrë që të arrijnë të komunikojnë me moshatarët e tyre, të cilët e flasin në mënyrë të përsosur gjuhën franceze./TIRANA TODAY/