Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Video/Banda Habilaj e kërcënon me vdekje, ish-efektivi flet edhe për Tahirin

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Video/Banda Habilaj e kërcënon me vdekje, ish-efektivi flet edhe për Tahirin

Edhe pse më pak i njohur për publikun, bashkë me Dritan Zaganin, ai ishte pjesë e njësisë Antidrogë të Policisë së Fierit dhe kryen ndalimin e famshëm të Habiljave, kushërinjve të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në aksin Levan-Tepelenë.

Efektivi quhet Antonio Nazeraj dhe që prej përplasjes me Habilajt ai dha dorëheqjen dhe u largua nga forcat e Policisë së Shtetit për tu strehuar në Holandë, ku edhe ka kërkuar azil, por që si duket po shkon drejt marrjes së një përgjigje negative.

“Unë kam frikë sepse po të kthehem në Shqipëri jam 100 për qind i vdekur. Si unë, e njëjta gjë është edhe për familjarët e mi. Unë kam frikë nga grupet kriminale që unë kam hetuar deri para disa vitesh. Ata kanë marrë në kontroll gjithë trafikimin e drogës dhe kanë mbështetje të fortë politike”, është shprehur  ish-oficeri i antidrogës në një intervistë për median holandeze “Eenvandaag”, që raporton se Nazërajt mund t’i duhet të përballet me dëbimin në Shqipëri.

Më tej ai ka folur për fatin e Dritanin Zaganit ku është shprehur se: “Po e di që ka fituar azilin dhe kam kontakte me shefin e seksionit, Dritan Zagani. Ka fituar azilin dhe kaq”.

Ndërkohë gjatë intervistës ai ka komentuar edhe lidhjet e politikës me drogën: “Për politikën unë flas vetëm për brenda policisë së Shtetit. Disa hallka të policisë së Shtetit që kanë qenë të korruptuara. Disa eprorë ose disa punonjës policie që kanë qenë të korruptuar dhe bashkëpunonin me grupet kriminale të trafikimit të drogës”.

E ndërsa në shkrimin e saj media holandeza, ka folur edhe për implikimin e ish-ministrti Saimir Tahiri në dosjen Habilaj.

“Ai ishte në vendin e tij një anëtar i një ekipi antidrogës që hetoi Ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë (Saimir Tahiri). Ministri të cilit i drejtohej hetimi doli të ketë lidhje me kriminelët e drogës dhe që atëherë ka dhënë dorëheqjen. Agjenti kërcënohet për këtë dhe tani frikësohet për jetën e tij dhe atë të familjes së tij, kur ti duhet të kthehet në Shqipëri”, shkruan media holandeze.

Ndërsa nga ana tjetër efektivi ka komentuar lidhur me Audin e ish-ministi Tahiri, që është përdorur nga banda e Habilajve.

“Për këtë automjet ne kemi pasur informacione më herët, për automjetin Audi si dhe për personat, vëllezërit Habilaj që përdornin këtë mjet. Kemi pasur informacione të hershme që ky grup merrej me trafik të lëndëve narkotike, kryesisht Itali dhe Greqi. Dhe ky nga informacionet që kishim ne kishte lidhje të ngushta me këtë grup kriminal, Habilajt, në Vlorë. Kishte lidhje të ngushta dhe drekonte me këtë grup kriminal pasi ne kishim informacione të sakta”.

Më tej Antoni ka folur edhe për kërcenimet që ka marrë nga grupi Habilaj, ku është shprehur se: “Jemi kërcënuar disa herë nga ky grup kriminal që kishim në hetim si edhe nga grupe të tjera. Një rast ka qenë në një lokal ku kemi qenë me shefin e seksionit, shefin e sektorit dhe dy agjentë, dhe dikush ka marrë shefin e sektorit në telefon dhe i ka thënë se “duhet të largoheni nga ai ambient pasi disa persona kanë ardhur për t’iu vrarë.” I kemi parë vetë automjetet. Ishin rreth 10 veta dhe jemi larguar nga dera e pasme e lokalit. Ky grup kriminal ka qenë gjithmonë duke na ndjekur për të na vrarë”.

Sipas gazetarëve “është e habitshme që gjyqtari në Zwolle i kërkoi Shërbimit të Imigracionit të shikonte përsëri dhe më mirë rastin e oficerit të policisë, Antonio Nazeraj”.

“Më parë, agjenti ishte informuar se ai nuk duhej të largohej nga vendi. Por, Këshilli i Shtetit vendosi dy javë më parë dhe pa seancë që Nazeraj dhe familja e tij duhet të largohen nga Holanda”, thuhet më tej në artikull.

“Shqipëria duhet të jetë e sigurt për Nazerajn. Kjo ka të bëjë me Shqipërinë që është shpallur një vend i sigurt”, thotë avokati Maartje Terpstra.

Ndërkohë vetë Nazeraj thotë se Shqipëria nuk do të jetë kurrë një vend i sigurt për sa kohë vazhdon ende të raportohet për forcim të bandave kriminale që kryejnë trafikun ndërkombëtar të drogës dhe ka frikë për jetën e tij.

“Unë nuk e shoh Shqipërinë si një vend të sigurt për veten time, kam frikë nga grupet kriminale që unë kam hetuar më parë, të cilët kanë marrë kontrollin e trafikut të drogës dhe po marrin mbështetje të fortë politike”, thotë ish oficeri i Antidrogës.

Media holandeze në fund thekson se Nazeraj dhe avokati i tij po planifikojnë të nisin një procedurë të re azili dhe të përpiqen përsëri për të parandaluar dëbimin.

Burimi: eenvandaag.avrotros.nl

Përshtati: Tirana Today

Tags: Bandaflethabilajish-efektivikercenonTahirinvdekje

TË LIDHURA

Tonelata me kokainë drejt Evropës/ Katër vëllezërit Çela, në qendër të grupit kriminal të zbuluar nga SPAK
Aktualitet

Tonelata me kokainë drejt Evropës/ Katër vëllezërit Çela, në qendër të grupit kriminal të zbuluar nga SPAK

22:16 | 08/08/2025
Situata me flakët në vend, Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra mbeten aktive, zjarre në Vlorë, Fier dhe…
Aktualitet

Situata me flakët në vend, Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra mbeten aktive, zjarre në Vlorë, Fier dhe…

21:36 | 08/08/2025
Vdekja e Ardit Gjoklajt zbulon kantierin çnjerëzor në landfillin e Sharrës, Veliaj akoma pa përgjegjësi
Aktualitet

Vdekja e Ardit Gjoklajt zbulon kantierin çnjerëzor në landfillin e Sharrës, Veliaj akoma pa përgjegjësi

19:24 | 08/08/2025
Next Post
Kërcënohet me jetë aktorja myslimane, shikoni foto që po i bëjnë gropën

Kërcënohet me jetë aktorja myslimane, shikoni foto që po i bëjnë gropën

Foto/ U rrit me Kombëtaren, por sot “pensionohet” nga biznesi

Foto/ U rrit me Kombëtaren, por sot "pensionohet" nga biznesi

Kukësi shokohet në Gjeorgji, perla e Shametiti dhe Harbas nuk e shpëtojnë

Kukësi shokohet në Gjeorgji, perla e Shametiti dhe Harbas nuk e shpëtojnë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Gjobat e reja turistike pushtojnë Evropën për turistët që sillen keq
Bota

Gjobat e reja turistike pushtojnë Evropën për turistët që sillen keq

by mirseda
22:36 | 08/08/2025
0

Këtë vit, disa vende evropiane kanë vendosur gjoba të rënda për turistët që sillen keq. Por pse...

Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën

Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën

22:29 | 08/08/2025
Çfarë ka mes tyre? Xheneta: Unë nuk jam Bora Zemani!

Çfarë ka mes tyre? Xheneta: Unë nuk jam Bora Zemani!

22:28 | 08/08/2025
Tonelata me kokainë drejt Evropës/ Katër vëllezërit Çela, në qendër të grupit kriminal të zbuluar nga SPAK

Tonelata me kokainë drejt Evropës/ Katër vëllezërit Çela, në qendër të grupit kriminal të zbuluar nga SPAK

22:16 | 08/08/2025
Plani izraelit për të pushtuar Gazën, Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente të shtunën

Plani izraelit për të pushtuar Gazën, Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente të shtunën

22:03 | 08/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com