Ish-komandanti kroat i Bosnjës, 72-vjeçari Slobodan Praljak ka pirë helm në Tribunalin e Hagës pasi u shpall fajtor për krime luftë.
Praljak ishte dënuar me 20 vite burg ne 2013-ën për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve në Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Teksa dëgjoi se dënimi i tij përfundimisht u pranua, ai i tha gjyqtarit: “Kam marrë helm”, dhe nxori një shishe duke e kthyer me fund.
Slobodan Praljak është një nga 6 udhëheqësit politikë dhe ushtarakë kroatë të Bosnjës që kanë dalë në gjyq për gjykimin përfundimtar të apelit që do të dorëzohej nga Tribunali Jugosllav.
Pas veprimit të Praljak, seanca u pezullua me urdhër të gjykatësit.
Para se të uleshin në sallën e gjyqit, mes të akuzuarve është vërejtur një gjendje konfuzioni, raporton BBC.
Gjykatësi kërkoi që gota nga e cila kishte pirë Praljak të mbahej nga autoritetet, ndërsa dikush tjetër kërkoi të thirrje ambulanca. TIRANA TODAY