Sulmuesi gjerman, Timo Verner është bërë gaz i botës, me veprimin e tij në minutën e 88-të, në sfidën ndaj Mançester Sitit, që u fitua nga “qytetarët” me rezultatin 1-3.
Verner nuk bëri pothuajse asgjë gjatë gjithë ndeshjes, teksa tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në rrjetet sociale.
Ai nuk arriti të ekzekutonte një korner të shkurtër, pasi goditi flamurin e vendosur në këndin e fushës, duke u dëmtuar disi.
Kjo video qesharake e sulmuesi gjerman është duke bërë xhiron e internetit. Ai nuk po arrin të përshtatet në futbollin anglez duke bërë paraqitje nën nivelin e duhur.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=4&v=rOJT8u8S3Io&feature=emb_title&ab_channel=Generically