Video/ Timo Verner bëhet gazi i botës në sfidën ndaj Mançester Sitit

Sulmuesi gjerman, Timo Verner është bërë gaz i botës, me veprimin e tij në minutën e 88-të, në sfidën ndaj Mançester Sitit, që u fitua nga “qytetarët” me rezultatin 1-3.

Verner nuk bëri pothuajse asgjë gjatë gjithë ndeshjes, teksa tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në rrjetet sociale.

Ai nuk arriti të ekzekutonte një korner të shkurtër, pasi goditi flamurin e vendosur në këndin e fushës, duke u dëmtuar disi.

Kjo video qesharake e sulmuesi gjerman është duke bërë xhiron e internetit.  Ai nuk po arrin të përshtatet në futbollin anglez duke bërë paraqitje nën nivelin e duhur.