Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

(VIDEO) Të moshuarit braktisin dominon, sfidojnë djemtë e rinj

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri
(VIDEO) Të moshuarit braktisin dominon, sfidojnë djemtë e rinj

Në ditët e sotme, aktiviteti fizik dhe sportiv është kthyer në pjesë të pandashme për shumë djem dhe vajza. Orë të gjata nëpër palestra, duke bërë vrap ose ushtrime të ndryshme. Por, të rinjtë e sotëm po “sfidohen” nga mosha e tretë. Për ta vitet që ikin nuk janë asnjëherë kambanë alarmi. Madje edhe pse janë në moshë të thyer, ata vazhdojnë jetën me të njëjtin intensitet si në rini.

Ambientet e Liqenit Artificial janë të preferuarat e tyre, më shumë se natyrën, ata e vizitojnë për veglat ku bëjnë stërvitje.

“Unë vij përditë këtej nga Liqeni, posaçërisht për veglat. Kur unë isha i ri bëja stërvitje intensive, isha sportist i kategorisë së parë. Por, ikën ato kohë. Ka që shkojnë dhe në palestra, por ne vijmë më shumë këtej nga Liqeni, sepse sikur është më mirë pa lekë sesa me lekë.”

“Shumë herë unë shoh mosha më të avancuara se unë që vijnë e bëjnë stërvitje. Kryesisht vijnë nga këshillat që japin dhe doktorët, të cilët thonë se të bën mirë gjimnastika. Nuk ka më mirë se këtu në natyrë, pasi bën shëtitje, po ashtu edhe veglat.”

Domosdoshmëria e aktivitetit fizik

“Prej 10 vitesh unë merrem me aktivitet fizik dhe vij çdo ditë. Qëndroj për afro 1 orë, bëj veglat dhe gjimnastikë. Kur erdha në fillim unë nuk lëvizja dot, kisha probleme edhe me frymëmarrjen. Pasi nisa stërvitjen, lashë edhe duhani. Mundohem të kujdesem për trupin tim. Më e lehtë është ta ruash veten sesa ta shërosh. E sheh sesi rrinë aty gjithë ditën dhe luajnë domino. Të paktën një orë në ditë njeriu duhet të bëjë stërvitje, e të dalë dhe me nipat e mbesat pasdite. Pra, të ketë aktivitet fizik. Jo vetëm domino, se po ndenje vetëm ulur dhe u bëre monoton, atëherë do sëmuresh.”

Ndërkohë të tjerë të moshuar thonë për Tirana Today se stërvitja e tyre lidhet veç me një ecje dhe se preferojnë që kohën ta kalojnë duke u qetësuar.

“Më së shumti e kaloj ditën duke luajtur domino, e duke bërë nga një xhiro të shkurtër. Kaq, nuk kemi takat për më shumë.”

“Unë kam 52 vite që bëj stërvitje me biçikletën time. Por, aktiviteti fizik është shumë i nevojshëm për njerëzit. Pavarësisht se ndonjë orë ne e kalojmë duke luajtur edhe domino.”

“Unë vij nga Rruga e Durrësit e deri këtu te Liqeni dy herë në ditë. Më pas ulem këtu për afro dy orë. Kur shoh ata të moshës sime që bëjnë stërvitje i them bravo i qoftë, por unë më mirë qetësohem këtu dhe shplodhem duke bërë ndonjë lojë.” TIRANA TODAY

Tags: dominoLiqeni Artificialmoshuaritsfidojnëstervitjetë rinjtë

TË LIDHURA

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale
Aktualitet

Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale

22:09 | 18/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Next Post
Meta ende pa dekret për Lleshin. Pse presidenti nuk hedh firmën?

Meta ende pa dekret për Lleshin. Pse presidenti nuk hedh firmën?

Rasti Kacifa/ Mustafaj: Rama e përdori për të ngjallur simpati nacionaliste

Rasti Kacifa/ Mustafaj: Rama e përdori për të ngjallur simpati nacionaliste

Bayern akuzohet për racizëm, shkak fotoja e festës së Halloweenit

Bayern akuzohet për racizëm, shkak fotoja e festës së Halloweenit







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com