Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

(Video) Të huajt sfidojnë shqiptarët: Ja pse flasim shqip!

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
(Video) Të huajt sfidojnë shqiptarët: Ja pse flasim shqip!

Në komunikimin e sotëm, të rinjtë shqiptarë flasin me shkurtime ose me fjalë të huaja. Sepse të flasësh shqipen standarde nuk është “cool” sipas tyre. Por, rreth 40 të huaj kanë ardhur në Shqipëri, për të mësuar gjuhën shqipe. Edhe pse konsiderohet një prej gjuhëve më të vështira, ata janë të vendosur për të mësuar shqipen standarde.

Të ardhur nga shtete si Rusia, Bullgaria, Gjermania, Rumania, etj., të rinjtë studiojnë gjuhën shqipe në universitetet në vendet e tyre.

“Përveç gjuhës shqipe, ne mësojmë edhe historinë e Gadishullit Ballkanik, ekonominë, kulturën e Shqipërisë. Janë të pakët njerëzit në Evropë, të cilët kanë dëgjuar për vendin tuaj. Ndaj është shumë interesante të mësosh gjuhën shqipe.  Sa i takon gjërave negative në Shqipëri, nuk dua t’i njoh, pasi preferoj të shoh vetëm gjërat e mira.”

“Përveç se në shkollë, e praktikojmë shqipen duke lexuar intervista të ndryshme, edhe ato të politikanëve si të kryeministrit. Po ashtu, kam lexuar një libër shumë interesant për baletin shqiptar. Më bëri përshtypje pasi kuptova që shumë specialistë rusë erdhën në vendin tuaj, për të zhvilluar baletin dhe artin. Si edhe kam lexuar disa vepra të Ismail Kadares.”

Sofia vjen nga Gjermania dhe thotë për Tirana Today se do të qëndrojë për një vit në Shqipëri, pasi do të japë mësim për gjuhën gjermane. Por, ishte dashuria për shqipen e cila e bëri të studiojë më tepër për këtë vend dhe të qëndrojë për një periudhë të gjatë këtu.

“Unë do të qëndroj një vit, pasi fitova një bursë dhe do të jap mësimin e gjuhës gjermane këtu në universitet. Në fillim isha pak e frikësuar, pasi jam në një vend të ri, larg shtëpisë. Por, duke qenë se është hera e katërt që vij në Shqipëri, kam krijuar disa miqësi. Dhe po ambientohem pak nga pak dhe me vendin tuaj. Shqiptarët nuk janë të organizuar dhe për mua është shumë e vështirë, pasi unë jetoj në Gjermani dhe gjermanët janë shumë striktë. Por, është interesante të bashkëjetosh me një kulturë tjetër, ndryshe nga e jotja.”

Ata thonë për Tirana Today se mësimi i gjuhës shqipe është shumë interesante për ta, pasi janë të pakët njerëzit të cilët e flasin. Madje shumë prej popujve të tjerë e paragjykojnë Shqipërinë.

“Më pëlqen shumë gjuha shqipe, tingëllon si muzikë. Në Bullgari janë të pakët njerëzit të cilët nuk e njohin gjuhën shqipe. Ndaj, nëse ti e di këtë gjuhë, je shumë më përpara se të tjerët. Por, ajo që më pëlqen më shumë janë urimet që ju bëni. Çdo njeri më uron të kem shëndet e të jem mirë. Mirëpo, për fat të keq ka shumë njerëz në Bullgari të cilët kanë paragjykime për shqiptarët. Por, nëse ata do të vinin këtu, jam e bindur që do të ndryshojnë mendim.”

“Gramatika e gjuhës shqipe nuk është shumë e vështirë, por shumë fjalë janë ndryshe nga gjithë gjuhët e tjera evropiane. Kam dëgjuar shumë gjëra të ndryshme për shqiptarët. Një prej tyre është se provojnë shumë që të marrin para. Unë e kam për herë të parë ardhjen këtu në Shqipëri, ndaj do të jetë shumë interesante të jetoj në një nga vendet i cili konsiderohet me ekonomi të dobët.” TIRANA TODAY

Tags: flasingjuha shqipemësojnësfidojnëshkollashqiptarettë huajt

TË LIDHURA

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik
Aktualitet

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik

20:53 | 11/03/2026
Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë
Aktualitet

Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë

20:21 | 11/03/2026
Polemika për reformën administrative, PS-PD përplasen për afatet
Politikë

Polemika për reformën administrative, PS-PD përplasen për afatet

20:06 | 11/03/2026
Next Post
“Gjyq publik” për shqiponjën/Xhaka kërkon falje, Shaqiri i quan njerëz malesh

“Gjyq publik” për shqiponjën/Xhaka kërkon falje, Shaqiri i quan njerëz malesh

Diaspora serbe në SHBA ‘i lutet’  Kongresit të mos copëtojë Kosovën

Diaspora serbe në SHBA ‘i lutet’ Kongresit të mos copëtojë Kosovën

Shqipëri-Izrael/Drejtësinë do ta ndajë një ndër arbitrat më të mirë të UEFA-s

Shqipëri-Izrael/Drejtësinë do ta ndajë një ndër arbitrat më të mirë të UEFA-s







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona
Bota

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

by mirseda
21:57 | 11/03/2026
0

Banorët me prejardhje shqiptare të lagjeve Zafer dhe Namık Kemal në rrethin Osmangazi organizuan një iftar rrugor...

Zelensky: E paralajmërova presidentin Trump për një Luftë të Tretë Botërore

Zelensky: E paralajmërova presidentin Trump për një Luftë të Tretë Botërore

21:47 | 11/03/2026
Lufta në Lindjen e Mesme rrit çmimet, Greqia merr masa emergjente

Lufta në Lindjen e Mesme rrit çmimet, Greqia merr masa emergjente

21:42 | 11/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
“Dyshohet për tri vepra penale”, Prokuroria jep detaje për arrestimin e Gjestit

“Dyshohet për tri vepra penale”, Prokuroria jep detaje për arrestimin e Gjestit

21:19 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com