Ndërsa kryeministri Rama po zhvillohen aktivitetet elektorale, mbështetës të opozitës jo parlamentare ishin mbledhur në aksin Korçë-Bilisht, me qëllim bllokimin e eskortës që shoqëron kryeministrin.
Banorët e zonës kanë zhvilluar një protestë në këtë aks rrugor, ku u konfrontuan me forcat e rendit.
Në mbështetje të protestuese ishin edhe ish-deputetë e opozitës, Ervin Salianji, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari.
Në një moment, Salinaji u përplas me zv.drejtorin e Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka.
Salianji-Lokës: Je i tredhur nga krimi dhe nga Bajrajt mos bëj të fortin me qytetarët.Të ishte personalisht të heq pantallonat nga koka, respekto ligjin dhe mu drejto me respekt. Je servil i pushtetit, nga shërbëtor i Bajrajve përfundove në rrugë si shërbëtor i Ramës
Loka-Salianjit: Je marrë me të gjithë por mua me njeh ndryshe.