Më të entuziazmuar se kurrë e me thirrje për të drejtat e tyre, studentët e Elbasanit i janë bashkuar protestës masive që po mbahet para Kuvendit.
Siç duket në videon e Tirana Today, një numër relativisht i madh i studentëve të Elbasanit ka marshuar drejt Kuvendit, për t’u bashkuar në ditën e 9-të të protestës me studentët e tjerë nga mbarë Shqipëria.