Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha zhvilloi një takim ditën e sotme me qytetarë dhe biznese të njësisë numër 3 në Tiranë.
Basha është ndalur nga qytetarë të cilët i shprehën problematikat që i shqetësojnë, dhe i dhanë mbështetje në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Teksa dëgjoi shqetësimet e tyre, Basha deklaroi se do të ketë amnisti për të gjitha padrejtësitë ndaj bizneseve, dhe se pas 25 prillit do ketë një qeveri e cila do punojë për njerëzit.
Gjithashtu, gjatë ecjes, Bashën e ka ndalur një socialist i cili kishte votuar në 30 vjet për Partinë Socialiste, por mesa duket ishte i zhgënyer, dhe tha se do votonte kryedemokratin për kryeministër.
Pjesë nga biseda
Qytetari: Kam 30 vjet që votoj për PS-në, por do votoj vetëm për ty kryeministër.
Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra! Të merrni vendin që meritoni edhe në familje edhe në shoqëri. Kjo është dëshira jonë, ky është plani jonë. Ju ftoj të bashkoheni me ne të votoni numrin 9 me 25 prill e të na jepni mundësinë t’ju ndihmojmë. T’i rrisim ato pensione që kanë ngelur këto 8 vite në nivelin më të mjerueshëm dhe të merrni atë që meritoni për sakrificat që na keni rritur ne. Kjo është ftesa që kam për ju. Faleminderit!