Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Video-skandali/Psikologia ngre alarmin: Në gjykatat tona ka shumë “Rolandë” dhe “Elona”

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, W-Instant
Video-skandali/Psikologia ngre alarmin: Në gjykatat tona ka shumë “Rolandë” dhe “Elona”

Pas pezullimit nga detyra prej Këshillit të Lartë Gjyqësor, Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg gjyqtarin e Fierit Roland Hysi dhe psikologen Elona Mecani. Gjyqtari dhe psikologia qe luante rolin e sekseres u arrestuan pas publikimit të denoncimit.

Në video shfaqej gjyqtari i cili merrte ryshfete, e ndër të tjera i kërkonte favore seksuale një gruaje, e cila ishte në proces gjyqësor.  Mbi dy shtetasit rëndojnë akuzat “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”.

Por, publikimi i këtij skandali, ka sjellë në vëmendje të mediave një fenomen i cili duket se ekziston në shumë prej institucioneve publike, veçanërisht në gjykata. Këtë gjë e pohon edhe psikologia prej afro 15 vitesh në gjykatën e Tiranës, Eglantina Nikollaj.

Në një intervistë për Tirana Today, Nikollaj thotë se kjo gjë ndeshet në shumë dyersh të gjykatave, ku gjyqtarë të ndryshëm bëjnë marrëveshje me psikologe, në mënyrë që të ndajnë fitimet.

Tirana Today- Cili është roli i një psikologu në gjykatë?        

Roli i psikologut në gjykatë është i domosdoshëm dhe i sanksionuar në ligj. Në rastet kur kemi të bëjmë me zgjidhje martesash dhe kur palët ndergjyqese kanë fëmijë të mitur (deri 18 vjeç), në nenin 155 të Kodit të Familjes është e përcaktuar qartë caktimi i një eksperti, psikolog ose punonjës social. Gjykata i jep detyra konkrete që kanë të bëjnë me verifikimin e kushteve morale dhe materiale të palëve, vlerësimin psikologjik të tyre si dhe rekomandimin se me cilin prind do të ishte më e përshtatshme të rritej fëmija. Sigurisht që në të gjitha rastet, psikologu duhet të ketë parasysh interesin më të lartë të fëmijës. Thuajse në të njëjtën formë veprohet edhe në raste të tjera kur ka fëmijë të mitur, me objekte të tilla siç është kujdestaria e fëmijës, dhënia e lejes për kalim kufiri etj. Tek të gjitha rastet puna e psikologut duhet të jetë e pavarur dhe i pandikuar qoftë edhe nga presioni i palëve. Primare për të është interesi më i lartë i fëmijës.

Tirana Today- Sa të afta janë psikologet në gjykata për të bërë ekspertizën e nevojshme?

Unë kam rreth 15 vite që punoj në gjykatë dhe nuk do të ishte komode për mua të gjykoj punën dhe profesionalizmin e kolegeve të mija. Por, nuk mund ta fsheh dhe ta them me keqardhje se në Gjykatë sigurisht që ka edhe ekspertë që nuk meritojnë të jenë aty për shkak të historikut problematik të akumuluar në vite (sjellje dhe veprime që bien ndesh me etikën e punës, deri edhe tek mitdhënia e mitmarrja), ashtu siç ka edhe psikologe profesioniste që mezi nxjerrin një rrogë.

Tirana Today- A ka ‘Elona’ të tjera, që bëjnë sekserët e gjyqtarëve? Ku, në cilat gjykata, në ato të rretheve apo dhe në kryeqytetet?

Po, fatkeqësisht ka dhe “Elona” dhe “Rolandë” të tjerë. Siç e thashë më lart, kam më shumë se një dekadë në sistemin e drejtësisë dhe mendoj se deri diku e njoh mirë këtë sistem. Ka gjyqtarë shumë të mirë të cilët të japin lirinë dhe komoditetin që të kryesh punën në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar. Ashtu siç ka edhe gjyqtarë të tjerë të cilët të detyrojnë të shkelesh parimet e tua dhe të bëhesh palë me të. Personalisht nuk kam punuar kurrë me këtë kategorinë e dytë.

Por kjo kategori as nuk më ka thërritur kurrë të asistoj si eksperte sepse (ndoshta po aludoj) janë trembur nga fakti se unë përveçse psikologe, kam 19 vite punë edhe si gazetare. Aktualisht jam në pozicionin e redaktores në gazetën Panorama. Me thoni, kush gjyqtar do të guxonte të kryente veprime të paligjshme dhe t’i kërkonte një gazetari të bëhej sekser i tij? Askush!

Nuk ka një ndarje nëse më problematike është gjykata e Tiranës apo nëpër rrethe. Kudo ka gjyqtarë shumë korrektë, ashtu siç ka edhe të korruptuar. Unë punoj me këta korrektët. I falënderoj pasi nuk më kanë ndërhyrë kurrë në punën time dhe më kanë dhënë mundësinë të punoj pastër me ta.

Tirana Today- Si funksionon kjo marrëveshje mes një gjyqtari dhe një psikologe?

Këtë s’di ta them… por di të them se ka psikologe që iu shërbejnë edhe si “taxi” apo për pazare gjyqtarëve të caktuar me atë marrëveshjen e famshme “mi jep mua të gjitha punët”. Nëse i referohemi kësaj çka them, a mund të flasim më për etikë e profesionalizëm? Më besoni se puna në gjykatë shpesh për mua ka qenë stresante. Ka gjyqtarë të cilët ndonëse kam 15 vjet në gjykatë, nuk më kanë thirrur kurrë në asnjë çështje sepse punojnë vetëm me një psikolog. Për çfarë arsye mund të punojë një gjyqtar vetëm me një ekspert? Unë e kam përgjigjen, por po e them herë tjetër…

Tirana Today- Përse nuk denoncohen këto persona?

Sepse së pari mungon kultura e denoncimit. Dhe së dyti është e vështirë të faktohen.

Tirana Today- Cilat janë masat që duhet të merren?

Mendoj se duhet një sitë dhe në sistem të futen vetëm psikologe profesioniste. Urdhri i psikologut po përpiqet të bëjë diçka, por për mendimin tim vetëm sa do të përkeqësohet sistemi me këtë mënyre funksionimi. Ministria e Drejtësisë po harton një listë me këta ekspertë. Por ligji është kaq nul (edhe vetë urdhri i psikologut me sa jam në dijeni nuk është dakord me këtë ligj që është përjashtues dhe diskriminues për psikologët dhe po mendon amendimin e këtij ligji), dhe në listë do të futen individë që nuk kanë punuar asnjë ditë në sistemin e drejtësisë. Nga ana tjetër ligji përjashton shumë ekspertë të tjerë që kanë mbi 10 vite punë në gjykatë, të cilët i njohin mirë problematikat dhe dinamikën e kësaj pune./ Tirana Today, Intervistoi: Anxhela Ferra

TË LIDHURA

Pas urdhrit të Ramës, Balluku kërkon dorëheqjen e 28 drejtuesve në Lushnjë
Aktualitet

Pas urdhrit të Ramës, Balluku kërkon dorëheqjen e 28 drejtuesve në Lushnjë

18:33 | 14/07/2025
Thirrja e Kryeministrit Rama, dorëheqje masive edhe në Bashkinë e Librazhdit
Aktualitet

Thirrja e Kryeministrit Rama, dorëheqje masive edhe në Bashkinë e Librazhdit

17:57 | 14/07/2025
Kontrolle me dronë dhe radarë Poliscan, mbi 3 mijë gjoba nga Policia Rrugore këtë javë
Aktualitet

Kontrolle me dronë dhe radarë Poliscan, mbi 3 mijë gjoba nga Policia Rrugore këtë javë

17:33 | 14/07/2025
Next Post
Rama: Tepsia mori fund! Djali im nuk hyri dot në shkollë, se s’kishte mik

Çështja Cakaj/ Rama sulmon gazetarët: Po tërheqin njerëzit pas gurit që hodhi në lumë Meta

Opozita kërkesë Kuvendit: Komision Hetimor për rastin Cakaj, të hetohet edhe Rama

Opozita kërkesë Kuvendit: Komision Hetimor për rastin Cakaj, të hetohet edhe Rama

Vrasja e Griseldës/ Zbardhet dëshmia e shoqes: Çfarë di nga ngjarja

Vrasja e Griseldës/ Zbardhet dëshmia e shoqes: Çfarë di nga ngjarja

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Pas urdhrit të Ramës, Balluku kërkon dorëheqjen e 28 drejtuesve në Lushnjë
Aktualitet

Pas urdhrit të Ramës, Balluku kërkon dorëheqjen e 28 drejtuesve në Lushnjë

by mirseda
18:33 | 14/07/2025
0

Zv kryeministrja Belinda Balluku në ambientet e bashkisë Lushnjë zhvilloi një mbledhje me drejtorët e kësaj bashkie....

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

18:28 | 14/07/2025
Thirrja e Kryeministrit Rama, dorëheqje masive edhe në Bashkinë e Librazhdit

Thirrja e Kryeministrit Rama, dorëheqje masive edhe në Bashkinë e Librazhdit

17:57 | 14/07/2025
“Kërkonin gra me përmasa specifike të gjoksit”, modelja për ditëlindjen e Yamal: Ofronin shumë para

“Kërkonin gra me përmasa specifike të gjoksit”, modelja për ditëlindjen e Yamal: Ofronin shumë para

17:39 | 14/07/2025
Romancë në horizont? Ish-banorja e BBVK shfaqet me unazën misterioze

Romancë në horizont? Ish-banorja e BBVK shfaqet me unazën misterioze

17:36 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com