Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

(VIDEO) E turpshme, shqiptarët nuk dinë Himnin Kombëtar!

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri
(VIDEO) E turpshme, shqiptarët nuk dinë Himnin Kombëtar!

Që nga shpallja e pavarësisë në 1912, “Himni i Flamurit” është himni kombëtar i Shqipërisë. I shkruar nga poeti i madh Asdreni.

“… Me të luftuan çetat e kryengritjes që ishin nëpër gjithë viset e Atdheut, dhe vdiqën vdekjen e ëmbël dëshmorët e lirisë. Me të u ngrit Flamuri në Vlorë…”. Kështu do të shkruante Lasgush Poradeci se përse u zgjodh kjo poemë si himni i vendit tonë.

E që nga ngritja e flamurit e deri më sot, ku në çdo event, nga pritje zyrtare e deri te ndeshje sportive; të gjitha startojnë me “Rreth flamurit të përbashkuar…”. Njerëzit ndjehen krenarë që janë shqiptarë dhe këndojnë nën zë; ata syresh që ia dinë kuptimin e mbajnë dorën në zemër e të tjerët këta “më modernët”  bëjnë simbolin e shqiponjës me duar. Madje kur flamuri ynë fluturoi me dron mbi Beograd dhe nuk u la të binte mbi tokë, të gjithë u ndjemë edhe më shumë patriotë.

“Ne jemi shqiptar dhe ky është flamuri më i bukur në botë.”

Por, teksa në evente të tilla sigurohemi që e gjithë bota ta marr vesh se cilët jemi ne, në përditshmëri nuk ndodh kështu. Pjesa më e madhe e shqiptarëve as nuk i dinë fjalët e Himnit Kombëtar. Madje shumë prej tyre as nuk e dinë që poema është me 6 strofa. Disa dinë vetëm 3 prej tyre, të tjera 4 strofa e ka dhe nga ata që dinë vetëm vargjet e para. Tirana Today pyeti disa prej qytetarëve nëse mund ta recitonin, por asnjëri prej tyre nuk e çoi deri në fund. Ku shumë ngatërronin vargjet njëra me tjetrën.

E ndërkohë, pjesa më e madhe e tyre as nuk e dinë se cili është poeti që e ka shkruar ‘Himnin e Flamurit’.

“Po sigurisht që e di Himnin Kombëtar, por tani nuk e them dot. Se cili është autori nuk e mbaj mend. Por më duket se ka qenë Fan Noli.”

Një situatë qesharake, por  njëkohësisht edhe turpshme. Ndërkohë që jemi në një kohë kur përherë e më tepër flasim për bashkim kombëtar dhe shqiptarizëm, ne si popull nuk vlerësojmë as simbolin kryesor të një shteti. Por, në fund të ditës ajo që ka rëndësi është sa mirë e “shesim” nëpër rrjete sociale, gjithë atdhedashurinë e madhe ndaj këtij vendi.

Tirana Today ju sjell më poshtë ‘Himnin e Flamurit’, të shkruar nga poeti Aleksandër Stavre Drenova.

Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshir’ e një qëllim,
Të gjith’ atij duke u betuar
Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ai largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk friksohet,
Por vdes, por vdes si një Dëshmor!

Në dorë armët do t’i mbajmë,
Të mbrojmë atdheun në çdo kënd,
Të drejtat tona ne s’i ndajmë;
Këtu armiqtë s’kanë vënd!

Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmbi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!

O Flamur, flamur, shenj’ e shenjtë
tek ti betohemi këtu
për Shqipërinë, atdheun e shtrenjtë,
për nder’ edhe lavdimn e tu.

Trim burrë quhet dhe nderohet
atdheut kush iu bë therror.
Përjetë ai do të kujtohet
mbi dhe, nën dhe si një shenjtor! /TIRANA TODAY

Tags: “Himni Kombëtar”Asdreninuk e dinëshqiptaret

TË LIDHURA

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

18:33 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Next Post
Protestuesit e Unazës së Re bllokojnë rrugën, duan dëmshpërblim 100%

Protestuesit e Unazës së Re bllokojnë rrugën, duan dëmshpërblim 100%

Kush është xhelati që torturoi të pafajshëm në burgun e Qafë Barit

Kush është xhelati që torturoi të pafajshëm në burgun e Qafë Barit

PD e alarmuar: Kur çelësat e pushtetit i ka Rama, djali i deputetit socialist lëviz i lirë

Protesta te ‘Unaza e Re’, Grida Duma jep arsyet pse banorët janë të fituar

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com