Kryeqyteti aktualisht po gëlon nga protesta e 9-të kombëtare e opozitës ndërkohë kryeministri Edi Rama po shijon koncertin e ish-zonjës së parë të Francës së bashku me Lindën e Zahon.
Rama gjithashtu ndodhet në shoqërinë e ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy dhe bashkë me të dhe familjarët, po shijon koncertin që mban sot në Butrint Carla Bruni.
Kreu i qeverisë ka publikuar një video në Instagram, ndërkohë kujtojmë se ditën e nesërme ai pritet që të zhvillojë takime elektorale në Sarandë dhe Delvinë.
https://www.instagram.com/p/By-_ZCaj4_f/