Ai ka ftuar ministren për marrëdhënien me parlamentin, Elisa Spiropalin dhe atë të Rindërtimit, Arben Ahmetajn që të gjuajnë drejt koshit me topin e basketbollit.
Kryeministri ishte i pagabueshëm goditjen e tij, kurse Spiropali dhe Ahmetaj dolën huq me gjuajtjet e para.
Spiropali i bëri me dije Ramës se ishte volejbolliste dhe jo basketbolliste, por gjithsesi nga afër arriti të shënojë.
Ndërkaq ministri i Rindërtimit, Ahmetaj ja doli të realizojë pasi hoqi xhupin që kishte veshur.