Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

(Video) Pse shqiptarëve iu shpëlahet truri nga Enver Hoxha

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
(Video) Pse shqiptarëve iu shpëlahet truri nga Enver Hoxha

Më 11 Prill 1985, thuajse e gjithë Shqipëria e izoluar dhe e varfër komuniste, u përlot nga vdekja e arkitektit djallëzor të saj, diktatorit Enver Hoxha. Ose së paktën kështu u përpoq ta përshkruante propaganda zyrtare e kohës, apo ashtu u detyruan të sillen njerëzit nën frikën e ndëshkimit. Sot shumëkush i sheh me ironi këto skena vaji dhe histerie kolektive për xhelatin që sapo kish dhënë shpirt.

Megjithatë është shumë më tepër ironik fakti që pas 27 vitesh pluralizëm, demokraci dhe ekonomi tregu në stilin ballkanas, nuk kanë mundur të zbehin nostalgjinë për komunizmin, duke legjitimuar shprehjen e famshme “ishim më mirë kur ishim me keq!”. Nuk është vetëm sondazhi i para dy viteve i OSBE-së, ai që tronditi opinionin publik. Por janë komentet e përditshme të të rinjve dhe të moshuarve në mediat sociale, ato që shprehin vlerësim dhe mallëngjim për kohën e diktaturës dhe vetë diktatorin.

Për kohën, kur sipas tyre, edhe pse shteti e shfrytëzonte në ekstrem monopolin e tij të dhunës, të gjithë ishin ekonomikisht të barabartë, në një kohë që kishte rend dhe siguri. Pabarazia ekonomike në thellim të vazhdueshëm, dhe mungesa e rendit dhe sigurisë për jetën, janë sigurisht ndër dështimet më spektakolare për klasën politike, dhe sidomos për të djathtën shqiptare, që e kishte formalisht dikur si mision e vet de-komunistizimin e shoqërisë shqiptare, dhe dënimin e krimeve të komunizmit.

Teksa shumica ish të burgosurve politikë po shkon në atë botë, me apo pa marrë dëmshpërblimin e plotë financiar, një luftë e hapur shpërthen herë pas here mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të regjimit në nivele akademike. Argumentet historike vishen me shumë emocione, të cilat pasohen nga fyerjet e panumërta, çka i bën në fund personat e përfshirë në debat, të papërshtatshëm për misionin jetik të rishkrimit objektiv të historisë së diktaturës.

Shtimi i nostalgjisë për Enver Hoxhën, ka forcuar pozitat e atyre që relativizojnë krimet e komunizmit, dhe i ka bërë nervozë ata që nuk arrijnë ta besojnë se 28 vite pas shembjes së diktaturës, do të ishte e sikletshme të jesh në pozitat e një anti-komunisti të vijës së ashpër. Zaten, vetë Europa duket se ka harruar tashmë dramën që prodhoi komunizimi në lindje, dhe Brukseli po toleron ngjitjen në pushtet në ish vendet komuniste të sundimtarëve autoritarë, që të paktën nga gjuha e ashpër që përdorin, nuk dallojnë shumë nga Enver Hoxha. TIRANA TODAY

Tags: enver hoxhaiu shpëlahetpseshqiptarëvetruri

TË LIDHURA

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt
Aktualitet

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

19:16 | 16/01/2026
SPAK dhe BKH “zbarkojnë” në KULLËN “Alban Tower” në mes të Tiranës!
Aktualitet

SPAK dhe BKH “zbarkojnë” në KULLËN “Alban Tower” në mes të Tiranës!

18:44 | 16/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë
Aktualitet

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
Next Post
Skandal/HEC-i prish ujësjellësin 118 në Peshkopi

Skandal/HEC-i prish ujësjellësin 118 në Peshkopi

Bayern Munich kalon në gjysmëfinale, Sevilla largohet me kokën lart

Bayern Munich kalon në gjysmëfinale, Sevilla largohet me kokën lart

Llalla justifikohet para Kongresit Amerikan: Droga nuk ishte problem për Donald Lu

Llalla justifikohet para Kongresit Amerikan: Droga nuk ishte problem për Donald Lu







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve
Showbizz

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve

by mirseda
22:10 | 16/01/2026
0

Eliona Pitarka ka reaguar publikisht pas deklaratës së mjekut ku ajo viziton vajzat, i cili u shpreh...

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

22:07 | 16/01/2026
Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

20:11 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com