Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Video/ Protesta e studentëve drejt fundit? Protestuesit në shesh me flamuj partish

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Video/ Protesta e studentëve drejt fundit? Protestuesit në shesh me flamuj partish

Studentët kanë hyrë në ditën e 11-të të protestës së tyre. Por ndryshe nga herët e tjera, sot ata nuk janë vetëm. Protestës i janë bashkuar edhe qytetarët të cilët kërkojnë uljen e çmimit të naftës, si edhe banorët e Unazës së Re. Tirana Today pyeti disa nga protestuesit nëse bashkimi i disa kauzave  është në favor apo në dëm të kërkesave të studentëve.

“Ne kemi dalë çdo ditë për studentët, por sot dolëm dhe për çmimin e naftës. O jemi popull i vdekur që nuk ka gjak, se unë nuk di më çfarë të them. Nuk ka lidhje që ngatërrohen protestat njëra me tjetrën. Ne nuk do të rrimë të presim se kjo e studentëve mund të zgjasë dhe 2 muaj. Unë nuk kam pritur të dilnin studentët, por personalisht kam dalë në protesta sa herë që janë bërë. Kemi qenë 20 veta, mendova se këtë radhë do të ishte ndryshe. Çfarë lloj kafshe jemi ne, jemi më keq se dele. Çdo shqiptar që dëgjon, turp të kesh që nuk dole.”

“Ne si studentë kemi kërkuar mbështetje. Edhe këta që kanë ardhur sot janë prindër, kanë edhe këta fëmijë. Nuk është vetëm për studentët kjo. Ndaj unë do të bëj vetëm një thirrje, që të bashkohen të gjithë.”

Edhe pse disa ditë më parë, teksa protestonin para Ministrisë së Arsimit, studentët nuk pranuan të bashkoheshin me banorët e Unazës së Re. Ku disa prej tyre thonë për Tirana Today se ata që i larguan ishin militantë partiak.  Ndërkohë ndryshe ka ndodhur sot, ku shumë prej banorëve edhe kanë folur para studentëve.

“Ne kemi ardhur të mbështesim studentët, por kemi he problemet tona. Unë jam banor i Unazës së Re, duan të na heqin e të na shembin shtëpitë.  Nuk mendoj se duke u bashkuar disa kauza, do të ngatërrohen njëra me tjetrën. Shqipëria sot e ka një hall dhe ne të gjithë duhet të dalim të themi shqetësimin tonë.”

“Ndoshta duke u trajtuar shumë kauza, kjo e jona si studentë do të sfumohet. Por, i jemi drejtuar kësaj kauzës sonë për kaq shumë ditë dhe nuk na është kthyer asnjë njeri. Ndaj ne kërkojmë mbështetje më të gjerë të popullit.

Kur u larguan banorët e Astirit nuk kemi qenë të gjithë dakord që të iknin. Pasi kanë dalë edhe disa skandale që kanë qenë të FRESSH-it, sepse nuk duan që ne të bëjmë një organizim masiv.”

Të tjerë studentë shprehen se duke protestuar dhe u bashkuar me disa probleme e shqetësime të ndryshme, asnjëra nuk do të ketë efekt apo të marr zgjidhje.

“Unë nuk mendoj se përzierja e disa protestave në një, do të sjellë diçka konkrete te secila prej tyre. Mendoj se ndikon pak negativisht.”

Në protestën e sotme më shumë se studentë, ishin qytetarë të ndryshëm. Disa prej tyre pas mbarimit të Kuvendit Kombëtar të PD-së, shkuan para Kryeministrisë me flamuj në duar. Edhe pse studentët e kanë bërë të qartë që nuk duan asnjë element partiak, ato thonë se nuk janë duke i provokuar.

Por, në një situatë të tillë, kur veç 8 kërkesave të studentëve, flitet edhe për çështje të tjera si dhe bëhen vizive elemente politike, sa vazhdon të quhet kjo protestë studentore?! TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE
Aktualitet

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses
Aktualitet

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale
Politikë

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Next Post
Aksident në rrugën Tiranë-Elbasan, plagosen 4 persona

Aksident në rrugën Tiranë-Elbasan, plagosen 4 persona

“Edi Rama kërkon rikthimin e vizave që të zhvatë shqiptarët”

“Edi Rama kërkon rikthimin e vizave që të zhvatë shqiptarët”

Basha me banorët e Unazës së Re: T’i bashkohemi protestës së studentëve

Basha me banorët e Unazës së Re: T’i bashkohemi protestës së studentëve







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026
Showbizz

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

by mirseda
22:45 | 03/02/2026
0

Can Yaman është njoftuar si bashkëprezantues në Festivalin Sanremo 2026, ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Italisë...

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com